Drecun: Perëndimi është përgjegjës për sjelljen e Kurtit, presioni ndaj Beogradit do të rritet
Kryetari i Komisionit për Kosovë dhe Metohi në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, ka thënë se nuk e sheh gatishmërinë e Prishtinës, përkatësisht të Albin Kurtit, që të përmbushë atë që pret Beogradi dhe populli serb, sidomos në veri të Kosovës dhe Metohisë, raporton RTS.
“Kurti tani po përpiqet të prezantohet si një agjent konstruktiv që është gati për bisedime, por nuk e tregon këtë në fushë. Ai po avokon në mënyrë deklarative që situata të qetësohet, por hapat që po ndërmerr po çojnë në një eskalim të ri”, thekson Drecun.
Gjëja më e rëndësishme, beson ai, është që të largohen të gjitha dyshimet se kush qëndron pas sjelljes së Kurit, veçanërisht pas deklaratës së Gabriel Escobar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë bërë asgjë kundër Prishtinës.
“Nëse kërkojmë shkaqet e sjelljes së Kurtit dhe krizën në veri, nuk mund t'i shmangemi përgjegjësisë së vendeve udhëheqëse perëndimore. Prandaj ata janë përgjegjës, sepse me lëvizjet e tyre po e inkurajojnë Kurtin”, vlerëson Drecun.
Ai pret që presioni ndaj Beogradit do të rritet.
“Maskat më në fund kanë rënë. Nuk mendoj se mund të presim që Perëndimi të jetë i paanshëm dhe objektiv," thotë Drecun.
komentet