Edi Rama kërkon sqarime nga OKB: Pse Beogradi e Prishtina e jo Serbia e Kosova?
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendës zëdhënëses së Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara lidhur me arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër.
Në deklaratë është përmendur termi “Beograd dhe Prishtinë”, e jo “Serbia dhe Kosova”, dhe kjo e ka shqetësuar Ramën.
“’Beogradi dhe Prishtina’?! Një gabim serioz apo një lëshim? Emri zyrtar i saj është ‘Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’ dhe do të ishte e papranueshme nëse Sekretari i Përgjithshëm nuk do ta përdorte këtë emër të duhur qëllimisht. Ju lutemi jepni sqarime menjëherë”, shkroi Rama në tviter.
Zëvendës zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Farhan Hak, tha më herët sot se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh, mirëpret deklaratën e fundit të BE-së për marrëveshjen ndërmjet palëve për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
0 komentet