Gjuriq: Presim ndihmën e BE në zbatimin e marrëveshjes për institucionet shëndetësore e arsimore në Kosovë
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka biseduar sot me ambasadorin e Italisë në Beograd Luka Gori dhe shprehu pritshmëritë se Unioni Europian dhe institucionet e saja, po ndjekin më vëmendje dhe të ndihmojë në implementimin e marrëveshjes për funksionimin e institucioneve shëndetësore e arsimore sërbe në Kosovë.
"Në shqyrtimin e situatës në Kosovë e Metohi, ministri Gjuriq nënvizoi se Beogradi përherë ka rol konstruktiv dhe shprehu pritshmëritë se BE dhe institucionet e saja, kohët e fundit po ndjekin me vëmendje dhe do të ndihmojnë në implementimin e marrëveshjes së arritur së fundmi rreth funksionimit të institucioneve shëndetësore e arsimore në krahinën jugore sërbe", bëhet e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sërbisë.
Gjuriq dhe Gori biseduan rreth çështjeve më të rëndësishme të interesit reciprok pasi bëhet fjalë për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit shumë të mirë në fushën e ekonomisë, energjisë, teknologjive të larta, si dhe mundësitë për përshpejtimin e proçesit të pranimit të Sërbisë në Unionin Europian.
Ministri përsëriti qëndrimin se anëtarësimi në Unionin Europian, mbetet angazhim strategjik dhe prioritet i politikës së jashtme të Sërbisë, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e fortë të Italisë në këtë proçes.
Gjuriq theksoi se integrimi i Sërbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, po fiton edhe më shumë domethënie në kontekstin e sfidave aktuale gjeopolitike dhe konflikteve të armatosura në shumë rajone të botës.
Sërbia, theksoi ai, përpiqet që deri në fund të vitit 2026, të zbatojë reformat e nevojshme dhe përmbushë udhëzimet dhe rekomandimet sesi të jetë e gatshme për anëtarësim në BE.
Shefi i diplomacisë sërbe shprehu kënaqësinë me nivelin e arritur të raporteve dypalëshe dhe falënderoi veçanërisht për organizimin e mirë dhe rezultatet e vizitës së javës së kaluar në Itali, ku asistoi në takimin e Iniciativës së Europës Qëndrore dhe pati mundësinë të takohej dhe me ministrin e punëve të jashtme të Italisë, Antonio Tajani.
Me rastin e mbajtjes së ekspozitës ndërkombëtare të specializuar Ekspo 2027 në Beograd, u shqyrtuan aktivitetet dhe projektet konkrete për promovimin e këtij manifestimi gjatë muajve të ardhshëm, në të cilin do të asistonin institucionet sërbe dhe italiane.
Vëmendje e veçantë i kushtohet organizimit të takimeve dypalëshe dhe rajonale, të cilat i kushtohen forcimit të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, energjisë dhe teknologjive të reja, shtohet në deklaratë.
0 komentet