Simiq: Nëse Ligji për të huajt do të hynte në fuqi pa zgjidhje, do të kishim skenar kataklizmik
Anëtari i Kryesisë së Listës Sërbe Igor Simiq është shprehur se do të shkohej drejt katastrofës dhe kaosit nëse Ligji për të huajt do të hynte në fuqi më 15 mars pa arritjen e zgjidhjes, pasi ky akt parashikonte që të gjithë ata që nuk kanë dokumente kosovare do të duhej që të braktisnin territorin e Kosovës dhe do të ishin tamam të dëbuar, transmeton Blic.
“Sot në vendkalimet administrative mes Sërbisë qëndrore dhe Kosovës e Metohisë do të kishte njerëz, si nga ata që tërë jetën e tyre e kanë kaluar në territorin e Kosovës e Metohisë, ashtu dhe ata që aty poshtë duhet të studiojnë, profesorë, mjekë. Do të kishim të bllokuar Jarinjën, Bërnjakun, Merdaren, Tokën e Bardhë, Konçulin, të gjitha. Apsolutisht do të paralizoheshin. Ndërsa Mitrovica e Kosovës do të ishte pa studentët nga Sërbia qëndrore, Mali I Zi dhe Republika Sërbe e Bosnjës, do të ishin pa mjekë në Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicën e Kosovës, Graçanicë apo dhe në qendrën shëndetësore të Gjilanit. Pra, do të kishte një kaos”, tha Simiq për Blic TV.
Ai shtoi se ekonomia do të ishte në kolaps pasi 3.000 studenatë dhe qindra punonjës të arsimit e shëndetësisë paratë e tyre i shpenzojnë në territorin e Kosovës.
"Pra, do të ishte një skenar kataklizmik. Nëse nuk do të egzistonte kjo zgjidhje, ligji parashikonte që të gjithë ata që nuk kanë dokumente kosovare, do të duhej të braktisnin territorin e Kosovës dhe Metohisë. Do të ishin tamam të dëbuar. Flasim për afro 7,200-7,300 njerëz që jetojnë në territorin e Kosovës e Metohisë prej shumë vitesh. Domethënë, momentalisht sot ata do të duhej të largoheshin nga Kosova sepse nuk kanë dokumentacion adekuat që do të konfirmonte ligjshmërinë e pranisë së tyre në atë territor. Ata nuk i njohin kartat e identitetit, certifikatat e lindjes, pra, nëse ky ligj do të zbatohej pa zgjidhjen e dakordësuar, ata nuk do t'i njihnin ato karta identiteti, fëmijëve nuk do t'u njiheshin çertifikatat e lindjes, njerëzve çertifikatat e martesave. Pra, fillimisht do të ndodhte se do të duhej t'i dëbonin ata njerëz dhe do të kishte mijëra familje sërbe të ndara, kështu që nëna apo babai do të ishin në njërën anë të vendkalimit administrativ dhe prindi tjetër do të ishte në anën tjetër", tha Simiq.
Ky i fundit thotë se në familjet sërbe në Kosovë, ndodh që dikush ka dokumente dhe dikush jo, si dhe situata paradoksale në të cilat të dy prindërit kanë dokumente kosovare dhe fëmija i tyre jo-vetëm sepse nëna kishte disa komplikacione gjatë shtatzënisë dhe duhej të lindte në një qendër klinike, për shembull në Kragujevac.
"Vetëm për këtë, vendi i lindjes në çertifikatë është shkruar Kragujevac, institucionet kosovare këtë nuk e njohin, kështu që prindërit mund t’a shoqëronin fëmijën e tyre vetëm deri në vendkalim dhe se atë fëmijë jo vetëm që do të duhej të largohej nga territori i Kosovës e Metohisë, por si dikush që nuk posedon dokumente kosovare, kurrë nuk do të ishte në gjendje të trashëgonte pronën e prindërve të vet, çka do të thotë se ajo do t’i takonrte institucioneve kosovare", spegoi Simiq.
Ky i fundit përsërit se njerëzit që jetojnë në territorin e Kosovës do t’u mundësohet që në bazë të posedimit të dokumenteve sërbe, të marrin dhe ato kosovare dhe në këtë mënyrë të mbeten duke jetuar në Kosovë.
"Do të duhet që të respektojnë dhe ato dokumente që konsiderohen ilegale apo joegzistuese, do të jenë bazë për marrjen e dokumenteve kosovare", nënvizoi Simiq.
Ky i fundit thekson se Lista Sërbe do të vazhdojë të ndjekë në terren nëse ajo që është dakordësuar është e zbatueshme në praktikë dhe se për çdo anomali në proçes, do të informojë përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe do të kërkojë që ajo të korrigjohet, pra që të mos cënohen të drejtat e sërbëve të përcaktuara me këtë zgjidhje.
"Ne, si përfaqësues të Listës Sërbe, patëm dhjetëra takime me përfaqësues ndërkombëtarë muajt e fundit. Me punë të palodhur dhe shumë netë pa gjumë, erdhëm tek kjo zgjidhje e cila absolutisht nuk është ideale, por në këtë rast mundëson që të vijojë jeta e sërbëve në territorin e Kosovës dhe Metohisë, që institucionet arsimore dhe shëndetësore sërbe të mund të funksionojnë, t'u ofrojnë shërbime qytetarëve dhe të gjitha në përputhje me ligjet e Republikës së Sërbisë. Kjo është diçka që erdhi si fryt i angazhimit të jashtëzakonshëm jo vetëm të përfaqësuesve të Listës Sërbe, por të të gjithë udhëheqjes shtetërore si dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, ministrit të punëve të jashtme Marko Gjuriq, drejtorit Petar Petkoviq", tha Simiq.
Kur është fjala për Ligjin për automjetet, përsërit se përfaqësuesit e Listës Sërbe po merren dhe me këtë problem.
"Qytetarët duhet t’a kuptojnë se në momentin kur rreziku u shfaq mbi funksionimin e kujdesit shëndetësor, arsimit dhe mbi mijëra sërbë, ky ishte prioritet, por kjo absolutisht nuk do të thotë që nuk u morëm me problemin kur bëhet fjalë për zbatimin e ligjit për automjetet. Edhe sot si pjesë e Listës Sërbe, pata bisedime serioze me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe ndoqa atë çka ndodhte në trafik", tha Simiq.
Ky i fundit vuri në dukje se sot asnjë nga shoferët nuk u ndëshkua, por u dhanë paralajmërime dhe sipas informacionit të tij, 15 shoferë morën paralajmërime se herën tjetër mund të gjobiten. "Ne kemi marrë garanci nga përfaqësuesit ndërkombëtarë se nuk do të ketë ndëshkime drastike. Pra, nuk do të lejojmë që qytetarët të vihen në situatë të pakëndshme. U bëj thirrje për durim, por ashtu si në rastin e ligjit për të huajt, t'i besojnë shtetit të tyre dhe përfaqësuesve të tyre të duhur. Po luftojmë, do të përpiqemi të gjejmë dhe besoj se do të gjejmë zgjidhje që do të shkojë në favor të popullit tonë. A do të jetë ideale? Absolutisht jo. A do të gjejë dikush keqdashës ndonjë të metë? Sigurisht që po, por dëshiroj të siguroj qytetarët se po punojmë shumë. Kur të kemi zgjidhje, do të dalim para qytetarëve dhe do t’a shpallim publikisht", tha Simiq.
Pyetjes nëse do të ketë marrëveshje mes partive shqiptare në lidhje me zgjedhjen e presidentit apo nëse zgjedhjet janë zgjidhje realiste, tha se nuk dëshiron të spekulojë dhe se qëndrimi i Listës Sqrbe është të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me të cilin do të veprojë.
"Ajo çfarë është fakti se ne si parti politike jemi absolutisht të bindur për mbështetjen që kemi nga populli ynë dhe jemi gjithmonë të gatshëm për zgjedhje. Ajo çka ne shikojmë është se çdo shpallje zgjedhje, ngre tensione pasi partitë politike shqiptare nuk kanë asgjë për t'u ofruar zgjedhësve të tyre përveç urrejtjes dhe keqtrajtimit të sërbëve. Dhe në këto rrethana, ne dëshirojmë të mbrojmë popullin tonë nga situatë e tillë. Por si parti politike, jemi absolutisht të gatshëm për zgjedhje kurdo që të jenë. Lista Sërbe përherë ka pasur qëndrimin se ne nuk dëshirojmë dhe nuk përzihemi në atë se kush do t'i përfaqësojë shqiptarët dhe këtë të drejtë e kërkuam njësoj dhe për veten tonë", theksoi Simiq.
I pyetur nëse kriza politike në Prishtinë mund të ndikonte në raportet mes Beogradit dhe Prishtines, Simiq u përgjigj se do të kishte pashmangshmërisht ndikim.
“Sepse askush në Prishtinë nuk do të jetë i gatshëm të marrë përgjegjësi, veçanërisht kur bëhet fjalë për proçesin e dialogut që është i nevojshëm për të zgjidhur çështjet e hapura, sepse ajo që patëm në vitet e mëparshme ishte dialog i shuar, ndërsa në terren kjo do të thoshte se problemet nuk po zgjidheshin, por me veprime të njëanshme dhe eskalimin e situatës në terren, do të binte gjithçka sepse ka prefiks sërb”, spegoi Simiq.
Duke folur për Bashkësinë e Komunave Sërbe, tha se ajo ishte konceptuar si institucion mbi krye i popullit sërb që duhet të mbrojë të drejtat individuale dhe kolektive të popullit sërb, por gjithçka që shkon në dobi sërbëve nuk do të ketë mbështetjen e regjimit në Prishtinë, pavarësisht se kush është në krye të këtyre institucioneve.
Kur është fjala për aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Prishtines, Simiq bën të ditur se fjala është për "aleancë të rrezikshme që do të duhet të shqetësojë çdo qytetar të këtij vendi":
"Kjo është gjë jashtëzakonisht e rrezikshme. Po flasim për aleancë ushtarake që po formohet në heshtje, ndonëse në territorin e Kosovës dhe Metohisë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB, KFOR është i pranishëm si forcë ndërkombëtare që nuk duhet të lejojë militarizimin e atij territori. Pra, kemi situatë në të cilën dy anëtarë të NATO hyjnë në aleancë në territorin e të cilit ndodhen tashmë trupat e NATO-s. Kjo është diçka jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të shqetësojë çdo qytetar të këtij vendi. Forcat e Sigurisë së Kosovës do të përfitojnë shumë nga kjo aleancë. Nëse dy anëtarë që kanë nivelin e standardeve të NATO bashkëpunojnë me Forcat e Sigurisë së Kosovës, duket se kemi të bëjmë me transferimin e njohurive dhe aftësive, por edhe me transferimin e mundshëm të pajisjeve dhe armëve të tjera që mund të përdoren për operacione sulmuese", tha Simiq.
0 komentet