Fico: Sërbia dhe Sllovakia vende historikisht të afërta, nuk shikoj asnjë arsye për të njohur Kosovën
Kryetari i qeverisë së Sllovakisë Robert Fico ka thënë sot se miqësia mes Sërbisë dhe Sllovakisë përherë mund të përmirësohet dhe se nuk shikon asnjë arsye që të njohë Kosovën, ashtu sikurse dhe në të ardhmen do të jetë në grupin e shteteve përbërëse që rreth kësaj çështjeje të ketë të njëjtin qëndrim, transmeton RTV.
Ai ka thënë se Sllovakia është vend i vogël ku i qëndron principeve se vendet e vogla që nuk kanë armatim të mos zgjidhin problemet e veta përmes rrugës së luftës, por të mund të mbështeten tek e drejta ndërkombëtare.
"Nëse kemi të njëjtin guxim të themi se dhe në rastin e Ukrainës vërrejmë shkelje të së drejtës ndërkombëtare, atëherë edhe në rastin e Kosovës kemi guximin të themi të njëjtën gjë. Ndaj nëse mbetemi në platformën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare, standardeve se si duhet të krijohet shtet i pavarur, në këtë rast mund të mbeteni tek ne. Ne nuk shikojmë asnjë arsye për të njohur Kosovën”, tha ai në një intervistë për Tanjug.
Pyetjes nëse si pasojë e këtij qëndrimi Sllovakia ndodhet nën presion, Fico thotë se tashmë është mësuar që nëse ndonjëherë shpreh me guxim mendimin dhe thua të vërtetën, ndërsa nuk thua atë që prej jush presin “mediat liberale, progresive” të bëjnë objekt kritike.
“Unë në politikë jam prej vitit 1992. Ky është mandati im i katërt. Nuk çohem në mëngjes duke u dridhur nga frika se a do të jem kryetar për herë të pestë. Falë kësaj mund të flas lirshëm dhe kam lirinë e mendimit tim. Nëse ka pasur ndonjë presion ndaj nesh, unë nuk shikoj arsye për të ndryshuar mendim, kur është fjala rreth njohjes së Kosovës”, tha Fico.
Ky i fundit duke folur për situatën momentale në krahinën jugore sërbe, citoi thënien sllovake “Kush dëshiron të përplaset, shkopin do t’a gjejë" dhe tha se shumë flitet rreth integrimit europian, se negociatat e Sërbisë janë në vazhdim ashtu sikurse di që çështja e të ashtuquajturës Kosovë, është temë që frenon mbarë procesin.
"Nga ana tjetër, pranojmë vendime politike dhe ftojmë Ukrainën në Bashkimin Europian. Dëshiroj çdokush që dëshiron të jetë në Bashkimin Europian të jenë në të, por shikoj dallim kur vendimi politik vjen para se vendi të jetë gati dhe shikoj vendime politike që po frenojnë vendet që tashmë janë gati, ndaj sërish do t’i kthehem Sërbisë dhe t’ju them se për ju definitivisht vlen rregulli që kush dëshiron të përplaset, shkopin do t’a gjejë” tha Fico.
Pyetjes nëse egziston mundësia që Sllovakia të kthehet në misionin e KFOR i cili është i rëndësishëm për sigurinë e sërbëve në Kosovë, Fico tha se me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes, Robert Kalinjak, ka biseduar për aktivitetet e Sllovakisë jashtë vendit.
“Prekëm edhe këtë mision, ndërsa ministri i Mbrojtjes më konfirmoi se nëse do të ftohej Sllovakia, ne jemi absolutisht të gatshëm të shkojmë në këtë mision dhe të marrim pjesë aktivisht. Ndaj mund të them se nëse mundemi të unifikojmë forcat në këtë frymë, do të jem i lumtur. Sllovakia do të jetë shumë e lumtur të kthehet në këtë mision" tha Fico.
Ky i fundit deklaroi se në Bashkimin Europian sot ftohen vende të cilat politikisht nuk janë të gatshme, ndërsa vende që kanë dëshmuar masa të larta gatishmërie politikisht refuzohen.
Ai këtë e ka thënë duke komentuar se para Sërbisë vendoset kushti që marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit të bëhet pjesë e kornizës negociatore dhe theksoi se Sërbia duhet të llogarisë në të se tema e Kosovës do të përdoret si frenim, kur është fjala rreth negociatave me Sërbinë rreth hyrjes së saj në Bashkimin Europian.
“Kur është fjala rreth Sllovakisë, mund të them se anëtarësia e Sllovakisë në Bashkimin Europian është rrëfenjë e mirë. Ne anëtarësimi në Bashkimin Europian na ndihmoi mjaft. Dëshiroj fort që vende si Sërbia të kenë të njëjtin shans. Është fort e rrezikshme nëse në plan të parë shpërthejnë kriteret politike, ndërsa jo ato kritere që janë të rëndësishme: pra kritere e shtetit të së drejtës, demokracisë, të drejtat e njeriut, gatishmërisë ekonomike. Nëse Sërbia do të ishte vend anëtar i Bashkimit Europian, kjo do të pakësonte në përgjithësi tensionet", ka thënë ai.
Si shembull ai përmendi se Sllovakia sot ka marrëdhënie të shkëlqyera me Hungarinë dhe kur është fjala rreth pakicave kombëtare, nuk ka qenë kështu në të kaluarën, por sot përfaqësuesit politik merren vesh mirë dhe nuk egziston asnjë çështje e pazgjidhur mes Sllovakisë dhe Hungarisë.
"Viktor Orban dhe unë kemi investuar energji që të ketë paqe dhe këtu njerëzit të jetojnë mirë. Besoj në tezën se nëse Sërbia do të ishte në Bashkimin Europian, tensioni nuk do të ishte kaq i madh. Por besoj se tema e Kosovës do të përdoret si frenim kur është fjala për anëtarësimin e Sërbisë në Bashkimin Evropian”, vlerësoi kryeministri sllovak.
Ai tha dhe se në BE në periudhën e ardhshme do të miratohet e ashtuquajtura Axhenda Strategjike për periudhën e ardhshme buxhetore, në të cilën pjesë përbërëse është zgjerimi, ku ka përparësi të mëdha për vendet e reja anëtare.
Megjithatë, thekson ai, egzistojnë dhe vende që besojnë se anëtarët e rinj do të kushtojnë shumë para, pra do të shpenzohen shumë të holla në kohezionin politik, në politikën bujqësore ndërsa vendet anëtare egzistuese nuk do të marrin më aq sa do të dëshironin.
“Deri në masa të caktuara jam shumë realist dhe dëshiroj të them se zgjerimi i Bashkimit Europian do të jetë proces shumë kërkues dhe nuk do të doja të jem tepër optimist dhe të them se nesër Sërbia, Bosnjë-Hercegovina dhe vendet e tjera do të pranohen në Bashkimin Europian. Kështu që thjesht me shumë mundësi nuk do të shkohet, pasi do të ketë shtete anëtare të BE që do të shikojnë interesat e veta kombëtare dhe do të thonë se do të jetë më mirë nëse presin edhe pak me zgjerimin”, tha ai.
Thekson dhe se për Sërbinë do të ishte fitore e madhe që sa më parë të bëhet pjesë e Bashkimit Europian dhe se Sllovakia për këtë është plotësisht e përgatitur pasi ka përvojë nga gabimet që bëri me rastin e hyrjes, t’ia transferojë Sërbisë nëse Sërbia këtë e kërkon. “Kemi bërë gabime të mëdha edhe në procese të tjera, prandaj nuk do t’i zgjoj shumë, as nuk do të ndaj këshilla dhe gjithmonë them që në një vend tjetër shkoni me kapele në dorë e jo me kapelle në kokë, por kur është fjala rreth gabimeve tona, me shumë kënaqësi do t'ju them rreth tyre. I uroj Sërbisë që të integrohet sa më shpejt dhe në këtë keni mbështetjen tonë të plotë", ka thënë Fico.
0 komentet