Fridman: Ajo çka bërëm me reagimin tonë për situatën në Kosovë ishte gabim tragjik

Đurić sa Fridmanom
Burim: Kosovo Online

Themeluesi i organizatës Gjeopolitikal Fjuçërs (Geopolitical Futures) dhe ish kryetari i Stratfor, një prej kompanive më të ndikueshme që merret me analizat gjeopolitike Xhorxh Fridman, ka thënë në intervistën për Kurir TV se gjetja e zgjidhjes së kompromisit për Kosovën, është çështje për Sërbinë dhe Kosovën, duke bërë të ditur se u takon atyre ta kuptojnë atë dhe të jetojnë me pasojat.

“Është në dorën tuaj të vendosni sesi do të ndodhë kjo. Nuk është në dorën tonë. Kur ne tentuam të zgjidhim problemin, bërëm gabim tragjik sepse nuk e kuptuam problemin” shtoi ai.

Pyetjes sesi Perëndimi dhe SHBA mund të mirëkuptojnë pozitën historike e politike të Sërbisë për këtë çështje, Fridman tha se pikërisht ata nuk e kuptojnë historinë e Sërbisë ashtu sikurse Sërbia nuk e kupton historinë e Shteteve të Bashkuara.

“Ne nuk njohim veten tonë. Ajo çka bërëm më herët me reagimin tonë ndaj situatës në Kosovë, ka qenë gabim tragjik. Unë atëherë mendova se ky ishte gabim tragjik. Ajo çka bërëm në aeroportin e Prishtinës kur rrethuam rusët, kjo shkoi deri tek Putini dhe nuk duhej që të ndodhte. Problemi i amerikanëve është se nuk e kuptojnë Europën aspak më mirë sesa europianët të kuptojnë amerikanët”, ka thënë Fridman. 

Sikurse shtoi, SHBA dhe Sërbia janë dy vende të ndryshme ndërsa SHBA ka bërë mjaft gabime dhe ka mbrojtur me sukses Europën.

“Është mjaft e rëndësishme që të kuptojmë botët. Kur ne na kryeqëzohen rrugët, atëherë ky është biznes. Na kryqëzohen rrugët në këndvështrimin e teknologjisë, por që nuk duhet të jemi të bashkuar në planin ushtarak. Nuk duhet të jemi konkurrentë në planin ushtarak. Mendoj se më e rëndësishmja është që të kuptohet që ne ju nuk ju kuptojmë. Ne ju na kuptoni. Nuk duhet që të kuptohemi. E mjaftueshme është që të bëjmë biznes me njëri-tjetrin” beson Fridman.

Pyetjes se çfarë pret realisht prej integrimit europian për Sërbisë në dritën e çështjes së Kosovës, Fridman u shpreh se kur shikon BE, nuk vështron forcë të madhe.

“Çdo vend anëtar përpiqet që të tërheqë diçka për vete. BE nuk do t’a zgjidhë problemin, pasi nuk dëshiron të ndërmarrë rreziqe. Biznesi në këtë zonë është riskues, por mendoj që është mjaft e rëndësishme që Sërbia të kuptojë se BE është krijuar për vendet e pasura që mbrojnë interesat e veta. Ju nuk jeni vend i pasur por që jeni mjaft dinamik. Po zhvilloheni më shpejt ashtu sikurse vendet e tjera të Europës Lindore dhe kjo duhet që të jeni në fokus-që të bashkëpunoni me vendet europianolindore madje dhe me Shtetet e Bashkuara në zhvillimin teknonologjik, ndërsa gjermanët dhe francezët vazhdojnë të udhëheqin jetën e tyre të qetë” ka thënë ai për TV Kurir.

Sikurse tha, kur vjen në Sërbi dhe shikon punë profesionale që u shfaqen kompanive amerikane, kupton se kjo është e ardhmja.

“Iniciuesi më i rëndësishëm i raporteve me SHBA, është raporti i biznesit ku Sërbia me Amerikën e ka të shkëlqyer çka është e rëndësishme. Këshilla thelbësore është që të mos gjeni rrugës fuqi të mëdha, por që me ta të bëni biznes të vërtetë. E rëndësishme është që të kuptoni dhe këtë europianët me hall të madh e kuptojnë, se Departamenti i Shtetit nuk është pjesa më e rëndësishme e Amerikës. Vendimet i marrin kompanitë, sikurse firmat teknologjike që këtu janë të pranishme. Për Amerikën është i rëndësishëm biznesi” ka thënë ai.  

Duke i’u përgjigjur pyetjes nëse litiumi në Sërbi paraqet shans apo rrezik potencial në marrëdhënie me Europën Perëndimore dhe Kinën, Fridman thekson se Sërbia do të bashkëpunojë me Kinën, me Europën Perëndimore dhe Amerikën. 

“Këto nuk janë marrëdhënie ekskluzive. Kjo nuk është ndonjë luftë. Synimi i Shteteve të Bashkuara është që të ofrojë çmimin më të mirë dhe mundësinë më të mirë të mundshme të raportit ekonomik, nëse kinezët janë më të mirë, orjentohuni nga ata. Nuk duhet t’a shikoni si ndeshje. Në planin ekonomik, gjithkush dëshiron të jetë më i miri dhe ju duhet të merrni vendimin për pistë të gjatë se kush është partneri më i besueshëm. Kjo nuk duhet të jetë Shtetet e Bashkuara. Mund të vendosni për Kinën apo Europën apo të bashkëpunoni me të tre palët, por mes tyre të mos krijohet luftë ekonomike. Egziston vetëm ndeshje e shëndetshme” ka thënë ai.

I pyetur nëse në këtë ndeshje Sërbia mund të cënojë diversifikimin energjitik të sigurisë së vet ekonomike, Fridman thotë po diversifikimi energjitik, çdo diversifikim është i domosdoshëm ashtu sikurse egziston dimension politik.

“Ndonjëherë të parandalon politika. Por që nuk jam që politika e Sërbisë të ketë marrëdhënie të shumëfishta me Kinën, me BE, me Shtetet e Bashkuara, është mjaft luçiduese. Diversifikimi do ju mbrojë nga varësia vetëm prej një vendi. Një nga problemet e Europës Lindore dhe pjesës tjetër të Europës në raport me Amerikën apo Rusinë është që është mjaft i rëndësishëm diversifikimi. Ky nuk është kërcënim, kjo është siguri” ka thënë Fridman.

Pyetjes rreth fazës momentale globale të tranzicionit e cila nisi me luftën në Ukrainë në vitin 2022 e gjithashtu dhe në dritën e zhvillimeve më të fundit në fushbetejën ukrainase ashtu sikurse dhe në territorin e Federatës Ruse, Fridman bën të ditur se faktori më i rëndësishëm është që Rusia e humbi luftën duke mos e fituar atë.  

“Vështirë të mendosh që Ushtria e Kuqe nuk arriti të merrte Ukrainën për më pak se dy muaj ndërkohë që ka tre vjet që po lufton. Pra, nuk mundemi të vlerësojmë fuqinë ruse. Në ato negociata presidenti Putin i zgjat sa më shumë që mundet. Duket se ai nuk është i gatshëm që të bëjë kompromis nën këto kushte. Në këtë realitet ai dëshiron edhe një shans për luftë. Dhe një prej gjërave që ndodhi këtë fundjavë është suksesi spektakolar i shërbimit inteligjent ukrainas që goditi shënjestrat ushtarake dhe jo civile dhe shkatërroi një numër avionësh. Mendoj se Rusia momentalisht është në krizë. Shikojmë që Putini nuk i është drejtuar qytetarëve dhe ata sigurisht duhet të pyeten pasi çështja është se çfarë u kanë tërhequr ukrainasit nën hundët e tyre. Pra, jemi me të vërtetë në pikën kritike dhe tek rusët qëndron vendimi se çfarë do të bëjnë. Kjo nuk është më çështje negociatash, por nëse lufta do të vazhdojë, si do të vazhdojë dhe nëse mund të vazhdojë” thotë Fridman.