Gero: Është thelbësore që masat të mos kenë ndikim negativ në komunitetin serb në Kosovë

Gero
Burim: Kosovo Online

Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, deklaroi se është thelbësore që masat e marra në lidhje me Ligjin për të Huajt të mos kenë ndikim negativ në kushtet e jetesës së komunitetit serb në Kosovë.

"Përshëndes deklaratën e përbashkët të Përfaqësuesit Special të BE-së Sorensen dhe Orav, si dhe Kryeministrit Kurti. Vullneti i mirë i të gjitha palëve bëri të mundur gjetjen e zgjidhjeve konkrete. Është thelbësore që masat e marra të mos kenë ndikim negativ në kushtet e jetesës së komunitetit serb në Kosovë. Përgëzoj rolin proaktiv dhe shumë pozitiv të Bashkimit Evropian", theksoi Gero në një postim në rrjetin social "X".

I welcome the joint announcement by EUSR Sorensen & Orav and Prime Minister Kurti.
The goodwill of all parties has made it possible to find concrete solutions.
It is essential that the actions undertaken do not have a negative impact on the living conditions of the Kosovo’s Serb…
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) March 14, 2026