Gjeneral Makini: Vendim i mirë i komandantit të Kfor që të mos lejojë hyrjen e FSK në veri të Kosovës
Komandanti italian i Kfor gjeneral Enriko Barduani mori vendim të drejtë me kërkesë të FSK për të kaluar në veri të Kosovës pas shpërthimit në kanalin Ibar-Lepencit, pasi situata përgjatë gjithë kohës ishte nën kontroll, tha ndihmësdrejtori i Drejtorisë për Planifikim, politikë, strategji dhe gatishmëri (J-5) Komanda Europiane e Forcave të Armatosura të SHBA gjeneral-brigade Kris Makini.
Ky i fundit për RTS, në lidhje me shpërthimin në kanal, theksoi se ishte incident tragjik.
“Që të kthehemi pas. Qetësia duhet të triumfojë. Di që gjeneral Millan Mojsilloviq ishte mjaft i qetë dhe gjakftohtë kur mori vendimin që Ushtria e Sërbisë të mos kalojë shumë afër linjës administrative dhe besoj se komandanti i Kfor bëri këtë kërkesë. Kfor është entitet i Nato-s ashtu sikurse Sërbia është pjesë e Partneritetit për Paqe, ndërsa ata janë këtu për të ruajtur qetësinë. Mendoj se komandanti italian mori vendimin e duhur pavarësisht se FSK paraqiti kërkesë për të kaluar në veri. Situata përgjatë gjithë kohës ka qenë nën kontroll” tha Makini.
Pyetjes se kush qëndron pas krizës në Kosovë, kujtoi se presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq menjëherë mohoi përfshirjen e Sërbisë.
“Di që po punohet me hetimet, që të konfirmohen autorët, se duhet të konfirmohet nëse ka patur gjurmë, dixhitale apo fizike. Hetimi vazhdon për të konfirmuar se çfarë ndodhi me të vërtetë. Ky është incident tragjik, por që relativisht u arrit shpejt të vendosej rendi dhe të gjithë u kujdesën që situata të ishte e qetë” ka thënë gjenerali amerikan.
Pyetjes sesi mundet që ushtria amerikane t’u ofrojë siguri sërbëve në Kosovë, Makini tha se Armata e SHBA si anëtare e Kfor, bën gjithçka çka mundet së bashku me forcat kosovare që të kujdeset që të gjitha palët t’i përmbahen Marrëveshjes së Kumanovës.
“Merremi me stërvitje me Kfor. Di që dhe Sërbia zhvillon stërvitje me KFOR në mënyrë që të ruajmë paqen dhe gjithëpërfshirjen në Ballkanin Perëndimor. Kjo është mjaft e rëndësishme për mjedisin gjeopolitik jo vetëm për SHBA, por dhe për Europën, ndërsa është mjaft e rëndësishme dhe për Sërbinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Kjo është e rëndësishme dhe për të ardhmen financiare të Sërbisë që të ruajë paqen dhe stabilitetin në rajon” përmendi gjeneral Makini.
0 komentet