Gjuriq dhe Kudratov për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Sërbisë dhe Uzbekistanit
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka biseduar sot në Tashkent me ministrin e investimeve, industrisë dhe tregtisë Laziz Kudratov për përmirësimin e partneritetit në fushën ekonomike e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtisë, bëhet e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Duke folur rreth progresit domethënës të Uzbekistanit në periudhën e kaluar, Gjuriq theksoi se Sërbia është e vendosur për përmirësimin e bashkëpunimit përmes projekteve dhe iniciativave konkrete.
Shefi i diplomacisë sërbe tha se Beogradi dhe Tashkenti mund të jenë urë bashkëpunimi mes Azisë Qëndrore dhe Europës dhe fill me tregjet e treta, bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sërbisë.
Ministri tregoi se një sërë marrëveshjesh dypalëshe, të nënshkruara gjatë vizitës së presidentit Aleksandar Vuçiq në Uzbekistan vitin e kaluar, do të kontribuojnë konkretisht në forcimin e bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, bujqësisë, turizmit, tregtisë, industrisë së TIK dhe teknologjive dixhitale.
Gjuriq vuri në dukje rezultatet e arritura në fushën e ekonomisë gjatë dekadës së kaluar, si në planin e brendshëm ashtu dhe në nivelin ndërkombëtar përmes treguesve ekonomikë.
Shefi i diplomacisë sërbe i’u referua dhe takimit me presidentin e Uzbekistanit, Shavkat Mirziojev të cilin e njohu për progresin që vendi bëri në vitet e kaluara, ndërsa sot përfaqëson avantazhin e tij të dukshëm krahasues në këtë pjesë të botës.
Gjuriq tha se egziston potencial domethënës për forcimin e lidhjeve të biznesit mes dy vendeve dhe u përcolli ftesë kompanive uzbeke të investojnë në Sërbi.
U bisedua dhe për hapat e ardhshëm kur është fjala për fillimin e punës së Komisionit Ndërqeveritar për Bashkëpunim Tregtar dhe Ekonomik, si dhe nisjen e negociatave për harmonizimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë mes dy vendeve.
Ministri Gjuriq vizitoi dhe Parkun Teknologjik në Tashkent dhe u njoh me kapacitetet e këtij kompleksi teknologjik dhe qendre IT, që luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekosistemit të inovacionit të Uzbekistanit, përfundon deklarata.









komentet