Gjuriq me Abubakarin: Sërbia çmon qëndrimin e vendosur të Ugandës për mosnjohjen e Kosovës

Đurić sa šefom diplomatije Ugande
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq sot përgjatë vizitës në takimin ministror të Byrosë Koordinuese të Lëvizjes së Vendeve të Paangazhuara në Kampali, është takuar me ministrin e punëve të jashtme të Ugandës Xhexhe Odong Abubakar ku i është përcjellë mesazhi që Sërbia çmon qëndrimin e vendosur të këtij vendi për mosnjohjen e Kosovës.

 

Gjuriq uroi ministrin e Ugandës për kryesismin e suksesshëm të Lëvizjes së Vendeve të të Paangazhuarve dhe organizimin e shkëlqyer të takimit ministerial.

Duke patur parasysh se Sërbia është trashëgimi e traditës së Lëvizjes së të Paangazhuarve dhe duke mbështetur respektin për parimet e saj si vlera universale, Gjuriq vlerësoi këtë tubim si mundësi për të forcuar lidhjet tradicionalisht të mira, por edhe për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi me Ugandën dhe vendet e tjera afrikane, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Sërbisë.

Shefi i diplomacisë sërbe shprehu mirënjohje të veçantë për mbështetjen parimore për integritetin territorial dhe sovranitetin e Sërbisë dhe qëndrimin e vendosur të Ugandës për mosnjohjen e pavarësisë së shpallur njëanshmërisht të Kosovës.

Në bisedë rreth mundësive të bashkëpunimit ekonomik, ministrat u dakordësuan se egziston potencial për përmirësimin e tij, duke pasur parasysh nevojat në rritje të ekonomive të të dy vendeve dhe se mundësi të rëndësishme në këtë kuptim ofrohen nga sektori ushqimor e bujqësor, fusha e teknologjisë së informacionit e komunikimit, ndërtimi, energjia, shkenca dhe inovacioni.

Kur është fjala për bashkëpunimin në fushën e arsimit, Gjuriq theksoi se projekti "Bota në Sërbi" tashmë po zbatohet me sukses dhe se shpreson që më shumë studentë nga Uganda të aplikojnë për të studiuar në Sërbi.

Ministri Gjuriq shprehu kënaqësinë për shkak të pjesmarrjes së Ugandës në Panairin Special Ndërkombëtar Ekspo 2027 në Beograd, çka sikurse tha, do të jetë mundësi që ky vend me kulturën e vet luksoze dhe traditën, të përfaqësohet në manifestimin e renomesë ndërkombëtare.