Gjuriq me shefin e diplomacisë së Guinesë Ekuatoriale: Faleminderit për mbështetjen e integritetit territorial të Serbisë

Đurić sa ministrom spoljnih poslova Ekvatorijalne Gvineje
Burim: Kosovo Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka biseduar sot me Ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme, Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Diasporë të Guinesë Ekuatoriale, Simeon Ojon Eson Angue, i cili ndodhet në Beograd si pjesë e delegacionit të presidentit të atij vendi, Theodore Obiang Ngema Mbasoga.

Duke i uruar mirëseardhjen shefit të diplomacisë së Guinesë Ekuatoriale, Gjuriq tha se është i bindur se kjo vizitë në nivelin më të lartë do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fushat me interes të përbashkët.

Siç thuhet në njoftim, Gjuriq përkujtoi se Serbia dhe Guinea Ekuatoriale kanë një traditë të gjatë të miqësisë së sinqertë, duke theksuar se Serbia është e vendosur që ta përmirësojë dhe forcojë më tej këtë miqësi.

Gjatë takimit të sotëm, Gjuriq falënderoi veçanërisht Guinenë Ekuatoriale për mbështetjen parimore për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.

Me këtë rast, ministrI Angu e ftoi ministrin Gjuriq që të vizitojë Guinenë Ekuatoriale.