Gjuriq në tubimin themelues të Odës Ekonomike Sërbo-Izraelite: Momentin pozitiv do t’a japim në të gjitha mundësitë
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq asistoi mbrëmjen e sotme në themelimin e tubimit të Odës Ekonomike Sërbo-Izraelite në Jeruzalem ku mblodhi kompanitë e suksesshme që bëjnë biznes në të dy shtetet respektive, informon Ministria e Punëve të Jashtme (MSP).
Me këtë rast bisedoi me biznesmenë dhe përfaqësues të institucioneve të këtij vendi, si dhe me themelues të Odës ekonomike Sërbo-Izraelite rreth hapave që u ndërmorrën më herët për këtë themelim, por dhe për potencialet e këtij organi në kontekstin e zhvillimeve të marrëdhënieve të përgjithshme.
Shefi i diplomacisë sërbe theksoi se fjala është për Bashkësinë e Sapothemeluar të Kompanive te Biznesit izraelite që operojnë me sukses në Sërbi dhe kompanive sërbe që operojnë në Izrael çka paraqet hap të të madh dhe të rëndësishëm në forcimin e pozitës së Sërbisë në Izrael.
Ky moment pozitiv në raportet mes dy vendeve, sikurse u tha, duhet të rjedhë në sa më shumë mundësi konkrete mes Sërbisë dhe Izraelit.
“Dëshiroj të falenderoj të gjithë juve që operoni në Sërbi sepse bëni punë të jashtëzakonshme, punësoni numër të madh të qytetarëve të Sërbisë dhe kontribuoni tek të dy vendet. Thoni sesi mund t’ju ndihmojmë më tepër që të jeni edhe më të suksesshëm. Kjo është puna jonë. Ne jemi këtu për t’u çelur dyert“, tha Gjuriq.
Në emër të Odës Ekonomike Sërbo-Izraelite, foli Gili Dekel, një prej themeluesve të kësaj Bashkësie kompania e të cilit operon susesshëm në Sërbi më shumë se dy dekada ku vuri në dukje domethënien e themelimit të këtij organi për zhvillimin e kompanive të biznesit në të dy vendet, thuhet më tej në njoftimin e ministrisë.





0 komentet