Gjuriq me Hercogun për koordinimin e Serbisë, Izraelit dhe SHBA-së në sferat e përbashkëta të interesit

Đurić Hercog 29 04 2026
Burim: Kosovo Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, zhvilloi sot një takim me presidentin e Izraelit, Isak Hercog, ku diskutuan për harmonizimin e veprimit të Serbisë, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në sferat e përbashkëta të interesit.

Gjuriq theksoi se partneriteti mes Serbisë dhe Izraelit në ditët e fundit është ngritur në një nivel më të lartë.
“Ishte kënaqësi të takohesha me presidentin e Shtetit të Izraelit, Isak Hercog. Analizuam zhvillimet pozitive në marrëdhëniet Serbi–Izrael gjatë ditëve të fundit, të cilat e kanë ngritur partneritetin tonë në një nivel dukshëm më të lartë të besimit të ndërsjellë, dhe u përqendruam se si këtë fazë të re ta shndërrojmë në rezultate konkrete përmes përpjekjeve të përbashkëta”, ka shkruar Marko Gjuriq në rrjetin “X”.
Me Hercogun ai diskutoi edhe për koordinimin mes Serbisë, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke marrë parasysh marrëdhëniet e ngushta mes Uashingtonit dhe Tel Avivit.
“Biseda jonë preku edhe pamjen më të gjerë rajonale dhe globale, përfshirë mënyrën se si Serbia, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të harmonizojnë më mirë veprimet aty ku interesat tona përputhen, duke pasur parasysh lidhjet e ngushta strategjike të Izraelit me Uashingtonin”, shkroi Gjuriq.