Gjuriq: Prishtina prej 11 vitesh refuzon të formojë BKS dhe manipulon bashkësinë ndërkombëtare
Ambasadori i Sërbisë në SHBA Marko Gjuriq ka thënë se prej 11 vitesh Kosova refuzon të formojë Bashkësinë e Komunave Sërbe dhe përgjatë gjithë kohës manipulon komunitetin ndërkombëtar i cili siç thotë ai, dekoron Albin Kurtin dhe regjimin e tij “për hapat e njëanshëm provokues e stabilizues përmes dhënies së liberalizimit të vizave dhe pjesmarrje në forume ndërkombëtare".
"Kanë kaluar më shumë se 4.000 ditë prej kohës kur Prishtina ka marrë përsipër detyrimin për krijimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe të nënshkruar në marrëveshjen e Brukselit-i vetmi detyrim që Prishtina duhej t’a përmbushte, çka deri më sot e kësaj dite nuk e ka bërë. Katërmijë. Ditë", ka theksuar Gjuriq në rrjetin social "X".
Sikurse tha ai ky është viti i 11 i spinimit me fshehjen e të vërtetës dhe manipulimin e bashkësisë ndërkombëtare.
"Bashkësi e cila është treguar e pavetdijshme jo vetëm me premtime dhe gënjeshtraa që serviren rregullisht, por edhe për sulmet e vazhdueshme ndaj sërbëve-si fizike ashtu edhe psikologjike, ashtu sikurse dhe për shkeljen e të drejtave themelore të njeriut. Fatkeqësisht, përkeqësimi i pozitës së popullsisë sërbe në Kosovë e Metohi, shkon shumë më larg se këto 11 vite të tmerrshme-eskalim tashmë prej dekadash” ka thënë Gjuriq.
Për më tepër, thekson ambasadori, “jemi dëshmitarë të kulmit të dhunës prej vitit 2021 qysh kur Albin Kurti dhe regjimi i tij etno-nacionalist erdhi në pushtet”.
"Vetëm në tre vitet e fundit, në krahinë ka pasur 499 sulme me motive etnike ndaj sërbëve. Sulmet që janë të orkestruara dhe të mirëplanifikuara në axhendën e rrezikshme të Kurtit. Përveç dënimeve verbale të herëpashershme nga disa aktorë ndërkombëtarë, Kurti dhe regjimi i tij janë larg asaj për të qenë të sanksionuar për shkak të keqpërdorimeve apo mospërmbushjes së detyrimeve. Në fakt ata po shpërblehen për lëvizjet e tyre të njëanshme provokuese dhe destabilizuese me liberalizimin e vizave dhe pjesëmarrjen në forumet ndërkombëtare”, ka përfunduar Gjuriq.
komentet