Lluniq: Me shpalljen e strategjisë së re, BE pranoi jogatishmërinë për kërcënimet e sigurisë edhe Ballkani Perëndimor vijon të jetë vatër potenciale

Beograd_240312_Nikola Lunić
Burim: Kosovo Online

Drejtori egzekutiv i Këshillit për Politika Strategjike, Nikolla Lluniq, thotë se shpallja e strategjisë së re të sigurisë është pranim që BE është e jo e gatshme në përballjen me kërcënimet e sigurisë, siç është lufta në lindje të Europës për të cilën dhe Ballkani Perëndimor e në veçanti Sërbia, duhet t’a kuptojnë shumë seriozisht këtë njoftim.

“Nga shumë burime të inteligjencës, ndërsa së fundmi kemi vënë re dhe nga komuniteti amerikan i inteligjencës, vlerësimet se Ballkani Perëndimor mund të eskalohet në tensione, eventualisht tek dhuna dhe konfliktet. Komuniteti amerikan i inteligjencës për vitin 2024 ka parashikuar se mund të shkohet deri tek esklaimi i dhunës në B&H pas tentativës për shkëputje të Dodikut, e gjithashtu dhe mes Sërbisë e Kosovës.

"Në të tillë situatë hipotetike të vetmit që do të humbnin do të ishte Sërbia dhe populli sërb. Fituesi i vetëm në këtë do të ishte Vlladimir Putin, askush tjetër", thotë Lluniq.

Ky i fundit vlerëson se njoftimet e zyrtarëve europianë rreth mbrojtjes si prioritet i të ardhmes, por edhe investime të mëdha në industrinë e tyre ushtarake, pasuan njoftimet se SHBA mund të ndryshojë raportin e vet ndaj anëtarëve të tjerë të NATO.

“Bashkimi Europian tashmë ka rritur prodhimin e vet mbrojtjes me 40%. Megjithatë, pas deklaratës së Tramp, e cila ishte “mjegull për zgjedhësit”, një pjesë e BE është aksiomatike, duke u frikësuar se çfarë qëndrimi do të kenë SHBA ndaj NATO. A egziston mundësia për dalje, edhe pse kjo ka pak shans, apo pak e involvuar” beson Lluniq.

Ky i fundit spegon se problemi kyç në nenin 5 të Marrëveshjes së Uashingtonit rreth NATO i cili, faktikisht nuk detyron shtetet anëtare të shkojnë në luftë nëse një anëtar sulmohet.

“Neni 5 thotë vetëm se “sulm ndaj njërit është-sulm ndaj të gjithë anëtarëve të NATO”. Por çdo shtet vendos individualisht se si t'i përgjigjet diçkaje të tillë. Ndaj edhe Bashkimi Europian po shqyrton ushtrinë e vet e mbi të gjitha brenda NATO kanë bashkim europian të mbrojtjes që do të integrohet tërësisht dhe ku nuk do të ketë konsensus, por mbrojtja e këtyre vendeve që hyjnë në të, do të bazohet tek koncepti se sulmi ndaj një vendi është sulm ndaj të gjithëve dhe se të gjitha vendet do të mbrohen bashkarisht”, thekson Lluniq.

Pyetjes nëse i tillë koncept do të thoshte dhe konfrontim me NATO, Lluniq shprehet se anëtarët e BE tani po tentojnë të gjejnë qëndrim kompromisi me NATO ku do të nënkuptonte nivel shumë më të lartë të detyrimeve, por edhe nivel më të lartë të shpenzimeve ushtarake.

Ai thekson se në të më larg kanë shkuar Gjermania dhe Danimarka të cilat praktikisht kanë hyrë në integrimin e forcave të tyre të armatosura. 

“Kjo deri më tani kurrë nuk ka ndodhur mes dy vendeve sovrane. Integrimi i forcave do të mund të pritej së shpejti, veçanërisht me vendet në krahun lindor të NATO. Ata janë të interesuar të rrisin drastikisht shpenzimet e tyre ushtarake dhe sa më shumë të integrojnë mbrojtjen e tyre, sesa siç ishte rasti deri më tani përmes aleancës Euroatlantike”, beson Lluniq.

Ky i fundit vlerëson se ky koncept nuk do të prekë strukturat në kohë paqeje.

“Megjithatë, në luftë apo ndonjë veprim hipotetik, vende të tilla që janë në të tillë bashkim, do të operonin sinkronikisht. Nuk duhet që tani të surprizoheni, ashtu sikurse Gjermania po dislokon trupat e veta në vendet baltike, se do të shkohet deri tek dislokim të forcave shumë herë më të mëdha, në territorin e një vendi tjetër. Në këtë kontekst, mendoj se do të ketë ndërveprueshmëri shumë më të madhe dhe detyrime shumë më të mëdha për çështjen e sigurisë të të gjithëve që hyjnë në këtë union” beson Lluniq.