Gjuriq: Serbia është bërë vëzhguese në Asamblenë Ndërparlamentare të ASEAN-it
Burim: društvena mreža „X“
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë në detyrë, Marko Gjuriq, njoftoi sot se Serbia është bërë vëzhguese në Asamblenë Ndërparlamentare të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) dhe shprehu bindjen se kjo do të hapë mundësi të reja për bashkëpunim edhe më të ngushtë dhe forcimin e lidhjeve me Azinë Juglindore.
“Serbia ka ndërmarrë edhe një hap tjetër të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve me Azinë Juglindore, duke u bërë zyrtarisht vëzhguese në Asamblenë Ndërparlamentare të ASEAN-it”, shkroi Gjuriq në rrjetin social “X”.
Ai theksoi se kjo arritje pasqyron përkushtimin shumëvjeçar të Serbisë për thellimin e partneriteteve politike dhe ekonomike me shtetet anëtare të ASEAN-it, si dhe për zgjerimin e angazhimit në këtë rajon dinamik që ofron mundësi të mëdha.
“Jam i bindur se ky hap i rëndësishëm do të hapë mundësi të reja për bashkëpunim edhe më të ngushtë dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet Serbisë dhe Azisë Juglindore”, deklaroi Gjuriq.
0 komentet