Gjuroviq: Pesëshja në KE demonstroi forcë, nxitimi si pasojë e takimit në Bruksel, shkeli rregullat e procedurës
Fakti që kërkesa e Prishtinës për anëtarësim në Këshillin e Europës u pranua sot përmes seancës së jashtëzakonshme të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës (KMSE) dhe që i është përcjellë për të dhënë mendim Asamblesë Parlamentare, është demonstrim force i Pesëshes përmes rolit dejtues të Gjermanisë, e cila mobilizoi të gjitha kanalet e veta diplomatike prej Strasburgut përmes vendeve anëtare të KE, duke angazhuar ambasadat e tyre, ndaj presionit të madh që shkoi drejt Rejkjavíkut si kryesues, thotë për Kosovo Onlajn shefja e Misionit të Sërbisë pranë KE Aleksandra Gjuroviq.
Kjo e fundit shikon dy arsye përse kërkesa për anëtarësi në KE të cilën Kosova e dorrëzoi në maj të vitit të kaluar pikërisht tani hyri në procedurë-e para sepse filloi sesioni i Asamblesë Parlamentare dhe e dyta si pasojë e takimit të pritshëm në nivel të lartë mes Beogradit dhe Prishtinës më 2 maj në Bruksel.
"Një arsye është seanca e pranverës e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (PSSE). Asnjëherë nuk ka ndodhur në historinë e Këshillit të Europës që të organizohet një takim i tillë i jashtëzakonshëm i KMKE javën kur mbahet seanca e Kuvendit Parlamentar dhe ky është precedent. Gjëja e dytë janë bisedimet e nivelit të lartë të lajmëruara më 2 maj mes presidentit Aleksandar Vuçiq dhe Kurtit. Ndonëse kemi dhënë argumente se ky takim duhet të presë, se duhet të shikohet cilat janë rezultatet e këtyre bisedimeve, pra të paraqitet një draft përfundimtar për Statutin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, kuptuam përmes bisedimeve joformale me përfaqësues të vendeve të caktuara, se pikërisht kjo është një prej arsyeve për këtë nxitim. Me një fjalë, kushti i Kurtit që të fillojë procedura për anëtarësimin e Prishtinës në KE, në mënyrë që drafti i Statutit të BKS të diskutohet në Bruksel” spegon Gjuroviq.
Kjo e fundit thotë se urgjenca rreth kërkesës së Prishtinës për anëtarësim dhe mobilizimit të gjitha vendeve të Pesëshes e veçanërisht të Gjermanisë, ishte me këtë qëllim.
Me rastin e thirrjes së takimit të jashtëzakonshëm të KMKE, shtoi ajo, ata kanë shkelur edhe Rregulloren e Punës sepse në njërin prej neneve thuhej shprehimisht se çdo mbledhje duhet të shpallet në takimin e fundit.
“Në takimin e fundit të 19 prillit, asnjë fjali nuk paralajmëroi mundësinë se do të mbahet ndonjë takim i ri veçse atij të zakonshëm të 3 majit. Dhe kjo thirrje e mbledhjes së KMKE në një mënyrë që shkel rregullat e procedurat e punës të Komitetit të Ministrave, gjithashtu ishte demonstrim force. Shumë vende këtu në bisedime joformale kanë shprehur pakënaqësi për faktin se është dhënë urgjenca për shkeljen e rregullores së punës vetëm për të kënaqur interesat e dikujt” thotë Gjuroviq.
Ambasadorja thotë se delegacioni ynë kundërshtoi fort marrjen e vendimit që kërkesa e Prishtinës të vihej në Kuvendin Parlamentar të Këshillit të Europës për të cilën me kërkesë të Sërbisë rreth saj është votuar në takimin e Komitetit të Ministrave.
Për këtë vendim, votuan përfaqësues të 33 vendeve, shtatë ishin kundër (Sërbia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Rumania, Qipro, Spanja dhe Hungaria) ndërsa pesë ishin abstenuese (Greqia, Sllovakia, Moldavia, Ukraina dhe B&H). Armenia nuk votoi.
"Askush nga përfaqësuesit e 33 vendeve të cilat votuan pro, veç përfaqësuesit të Shqipërisë, nuk e mori fjalën në takimin e sotëm. Duket qartë se arsyeja është se ata nuk kishin asgjë pozitive për të thënë në mbështetje të fillimit të gjithë procedurës dhe është meritë e Prishtinës që ndodhi. Sepse askush nga ata që ishin aq të interesuar për të ardhur në këtë takim dhe që punuan shumë pas radarit të takimeve zyrtare në të, nuk kishte asgjë për të thënë” pyet Gjuroviq.
Ajo ka sqaruar se përcjellja e kërkesës për anëtarësim nga KPKE në Asamblenë Parlamentare është faza e parë e anëtarësimit në KE, e cila është mjaft e gjatë. Tani KPKE duhet të emërojë raportues në disa komisione. Pas kësaj, nëse shumica e 2/3 të deputetëve të KPKE kanë dhënë mendim pozitiv për kërkesën, vjen faza e tretë, e cila i kthehet Komitetit të Ministrave për vendim përfundimtar.
komentet