Gllishiq: Kurti do gjak dhe luftë, Vuçiq po lufton furishëm për paqe
Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Partisë Progresive Serbe, Darko Gllishiq, thotë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dëshiron gjak dhe luftë, ndërsa lidershipi serb po lufton furishëm për paqe, por nuk ka me kë të flasë, transmeton Pink.
“Kur ka dikë që është i papërgjegjshëm, mund të presësh gjithçka. Kur keni të bëni me një person që qartësisht dëshiron të provokojë një konflikt, mund të prisni çdo lloj provokimi. Ajo që është shqetësuese është se heshtin bashkësia ndërkombëtare dhe ata që supozohet të jenë garantues i disa marrëveshjeve që i kemi nënshkruar, dhe se fëmija i tyre që e kanë bërë nuk do të shkaktojë konflikte të reja dhe viktimat”, thotë Gllishiq.
Ai tregon se heshtja e tyre është shumë e spikatur.
“Thjesht nuk e di se çfarë lloj komenti të bësh për këtë dhe çfarë mund të thuash në mënyrë racionale ndaj deklaratave të njerëzve që tashmë janë deklaruar si dikush që nuk është i gatshëm të respektojë marrëveshjet dhe e bën këtë në pjesën që u përshtatet“, deklaron Gllishiq.
Siç shtoi ai, është e pabesueshme kur të njëjtët njerëz flasin për sigurinë juridike dhe sundimin e ligjit, dhe pastaj thonë se as që kanë planifikuar të respektojnë të njëjtën marrëveshje.
“Dhe në një mjedis të tillë, me njerëz të tillë që as nuk dhënë fjalë, as nuk respektojnë marrëveshjet, as nuk ka sundimi i ligjit, duhet të bini dakord për diçka dhe të arrini paqen. Atëherë mund ta imagjinoni se sa e vështirë është situata për lidershipi ynë dhe presidenti i Serbisë të negociojnë me njerëz të tillë”, ka thënë Gllishiq.
Ai shtoi se Serbia ka të bëjë me një njeri që do vetëm gjak dhe luftë.
“Kurti është me gjak në sy se ndoshta i ka munguar lufta e vitit 1999, kështu që tani duhet të shkruajë në biografi se edhe ai ka qenë pjesëmarrës në ndonjë luftë dhe do që të vdesin edhe serbët edhe shqiptarët, se nuk do të vdesë vetëm njëra palë. Ai do gjak, ai do luftë. Ju keni njerëzit që e kanë prodhuar Kurtin dhe krijesën që ai përfaqëson, të cilin nuk e kapni dot as me kokë e as me bisht”, thotë Gllishiq.
Gllishiq beson se Kurtit i është thënë të blejë kohë, të armatoset, të pajiset dhe të zgjedhë një moment.
“Kurti dëshpërimisht dëshiron luftë dhe padyshim që ka mbështetje për këtë. Ne duam paqe, nuk duam të vdesë asnjë serb apo shqiptar, por nuk kemi me kë të flasim. Unë nuk do të isha në vendin e presidentit të Serbisë dhe atyre që i zhvillojnë bisedimet, sepse çfarë marrëveshje mund të arrini me njerëzit nga BE-ja dhe të jeni të sigurt se do të jetë e vlefshme”, ka theksuar Gllishiq.
komentet