Graçanica: Vendim i turpshëm i Qeverisë së Kosovës rreth marrjes së truallit për projektin e Shoqatës "Jetimët ballkanas"

Gračanica
Burim: Kosovo Online

​​​​​​​Komuna e Graçanicës ka shprehur pakënaqësi si pasojë e vendimit të Qeverisë së Kosovës  për përvetësimin e 13 ha dhe 33 akra prona komunale në vendbanimin e Padalishtës me synim realizimin e projektit të ndërtimit të "Qendrës rezidenciale për fëmijët autikë, me sindromin e daunit dhe të moshuar invalidë".

Në vendimin e Qeverisë së Kosovës sikurse bëhet e ditur në njoftim, nga Komuna e Graçanicës pa konsultime dhe pa miratimin e komunës, theksohet se sipërfaqja e parcelës kadastrale konfiskohet pas kalimit të së drejtës pronësore tek Qeveria e Kosovës, do të dorëzohen për shfrytëzim për një periudhë 99 vjeçare nga Shoqata Bamirëse "Jetimët Ballkanas", që do të realizojë projektin në fjalë.

"Pa hyrë tek thelbi as dhe tek qëllimi i qendrës apo dhe funksionimin e saj në të ardhmen, konsiderojmë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për konfiskimin e pronës komunale është opsion i turpshëm dhe jodemokratik që ka për synim të destabilizojë dhe rrezikojë interesin publik të popullsisë vendore. Në këtë rrugë, dëshirojmë të informojmë opinionin se Komuna e Graçanicës nuk ka pasur njohuri për projektin përveç emrit të tij dhe se për konfiskimin e tokës e ka mësuar prej vendimit që na është përcjellë nga Qeveria e Kosovës” njoftohet nga Komuna e Graçanicës.

Komuna e Graçanicës kërkon prej Qeverisë së Kosovës të rishqyrtojë e më pas të tërheqë vendimin për marrjen e truallit pasi duhet të respektohet e drejta e banorëve vendas dhe zëri i tyre në këtë proces.

"Kërkojmë prej Qeverisë së Kosovës të organizojë dëgjesë publike rreth projektit dhe ndikimit të tij në komunitet me banorët e komunës sonë dhe me orkanet komunale përgjegjëse” thuhet nga Komuna.

Duke parë numrat e parcelave kadastrale që bëhen të ditura në Vendimin e Qeverisë së Kosovës, “Qendra rezidenciale kosovare për fëmijët autikë, me sindromin e daunit dhe të moshuar invalid”, do të ndërtohet në Graçanicë në pjesën mes Gjykatës dhe Varrezave të reja të Graçanicës.

"Përveç deklarimeve në media të ministrit përgjegjës se për realizimin e këtij projekti ‘nevojitet ambient i sigurt’ prej Qeverisë së Kosovës kërkojmë përgjigje në çështjen “se në bazë të cilës analizat dhe statistikat u zgjodh pikërisht Graçanica për vendin nga ku do të ndërtohet kjo qendër” bëhet e ditur në njoftim.