KFOR për vizitën e gjeneral Grinkeviç: Ndryshimet në numra dhe përbërje të misionit do të ndërmerren me maturi dhe gradualisht

Aleksus Grinkevič i Roberto Vergori
Burim: Kfor

Vizita e Komandantit Suprem të Forcave Aleate për Europën, gjeneral Aleksus G. Grinkeviç, konfirmon angazhimin e vazhdueshëm të NATO për stabilitetin në Kosovë dhe në mbarë rajonin, njoftoi sot KFOR duke vënë në dukje se të gjitha ndryshimet në numër dhe përbërje do të zbatohen me maturi dhe gradualisht.

Duke përmbledhur vizitën e gjeneral Grinkeviç, KFOR bën të ditur se vizita ishte mundësi për bisedime rreth procesit të optimizimit të KFOR i cili bazohet në vlerësim të përbashkët të zhvillimit pozitiv të mjedisit të sigurisë.

"Të gjitha ndryshimet në numër dhe përbërje të KFOR do të zbatohen me maturi dhe gradualisht. Të gjitha përshtatjet do të bazohen në vlerësime të vazhdueshme të situatës në terren dhe do të jenë në gjendje të anulohen në rast të ndryshimeve të rëndësishme të sigurisë që mund të ndikojnë në sigurinë vendore dhe stabilitetin rajonal", thuhet në deklaratë.

Gjatë vizitës, gjeneral Grinkeviç dhe komandanti i KFOR gjeneral-major Roberto Vergori, u takuan me përfaqësuesit kyç të institucioneve kosovare dhe më pas me përfaqësuesit e Listës Sërbe.

"Këto takime ishin mundësi për të përsëritur mesazhin se siguria e qëndrueshme në fund të fundit varet nga zgjidhje politike, dialogu gjithëpërfshirës dhe bashkëpunimi", shtohet në deklaratë.

Vizita përfundoi në Manastirin e Graçanicës, ku gjeneralët u takuan me përfaqësues të kominitetit fetar.

"KFOR do të mbetet garantues i besueshëm i stabilitetit dhe do të vazhdojë të kontribuojë për mjedis të sigurt dhe të mbrojtur dhe liri lëvizjeje për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij të gjatë nga Kombet e Bashkuara, në çdo moment dhe paanësisht", konkludohet në deklaratë.