Gujon: Situatë katastrofike për popullin sërb në Kosovë
Drejtori i Zyrës për Kulturë Publike e Diplomaci në Qeverinë e Sërbisë Arno Gujon, i ka kujtuar në rrjetin social "X" raportuesit të ri të Parlamentit Europian për Kosovën Rih Teras shkeljet e të drejtave bazike të njeriut të popullsisë sërbe në këtë zonë.
Gujon i ka renditur disa fakte të rëndësishme Terasit rreth situatës katastrofike në Kosovë, duke thënë se kjo nuk është propagandë sërbe sikurse e paraqesin atë ekstremistët në Prishtinë, por pjesë e raportit zyrtar të publikuar nga Unmik për Kosovën.
Ai i kujtoi pikat më të rëndësishme të këtij raporti mes të cilave format e rënda të diskriminimit dhe sulmet etnikisht të motivuara, dhunën institucionale, shkeljen sistematike të të drejtave bazike të njeriut në arsim, shëndetësi, administratë, gjyqësor, çështjet religjioze dhe në fusha të tjera që janë vitale për egzistencën e popullit sërb në hapësirën e Kosovës.
Riho Teras është eurodeputet estonez i cili sot është emëruar si raportues për Kosovën në Parlamentin Europian. Në këtë vend zëvendësoi europarlamentaren gjermane Viola fon Kramon, e cila në këtë funksion kishte qysh prej vitit 2019.
0 komentet