Ivan Todosijeviq lirohet nga të gjitha akuzat

Ivan Todosijević
Burim: Kosovo Online

Kryetari i organit të përkohshëm të Komunës së Zveçanit dhe ish ministër në qeverinë kosovare Ivan Todosijeviq, me vendim të Gjykatës së Lartë në Prishtinë është liruar prej të gjitha akuzave që e ngarkonin, konfirmon për Kosovo onlajn avokati i tij Nebojsha Vllajiq.

Ky i fundit ka thënë se vendimi i gjyqësorit nuk lejon mundësi për t’a apeluar në shkallët e tjera të gjyqësorit. 

“Gjykata e Lartë mori vendim për të liruar nga të gjitha akuzat Ivan Todosijeviqin dhe ky vendim i gjyqësorit është i formës së prerë dhe nuk egziston asnjë premisë ligjore për t’a apeluar, pra ai është njeri i lirë” ka thënë Vllajiq

Ky i fundit shtoi se më në fund u konfirmua ajo çfarë është thënë prej fillimit dhe kjo është që kushdo ka të drejtën e fjalës. 

“Gjykata përfundimisht pranoi atë që kemi thënë prej fillimit për atë çfarë është akuzuar Todosijeviq nuk është vepër penale, por e drejta e fjalës, mendimit dhe shprehjes dhe se ne kemi të drejtë të kemi mendim për ngjarjet e së kaluarës dhe se askush nuk ka të drejtë të gjykojë nëse mendimi ynë është i saktë, i vërtetë apo jo” ka shtuar Vllajiq.

Ivan Todosijeviq u dënua në shkallë të parë në fund të vitit 2019 në Prishtinë me dy vjet burg për deklaratën e bërë në përkujtimin e 20 vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s në Zveçan, kur deklaroi se rasti i Raçakut ishte shpikur dhe përdorur si justifikim për bombardimet.

Vendimi i shkallës së parë më vonë u konfirmua nga Gjykata e Apelit në Prishtinë dhe më pas avokatët e Todosijeviqit e ankimuan në Gjykatën e Lartë. 

Kjo e fundit vendosi t’a kthejë rastin sërish për rigjykim. 

Kolegji gjyqësor i Gjykatës Themelore në Prishtinë dënoi Todosijeviqin, në procedurë të përsëritur, me një vit burg për deklaratën e Raçakut, të cilën gjykata e vlerësoi si nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe intolerancës.