Ivanov: Marrëdhëniet e Prishtinës me Perëndimin më të këqija se më parë si pasojë e injorimit të këshillave të bashkësisë ndërkombëtare

Helena Ivanov
Burim: Kosovo Online

Bashkëpunëtorja shkencore në Qendrën Hulumtuese Henri Xhekson, Helena Ivanov vlerësoi për Kosovo onlajn se duke patur parasysh se qeveria e Albin Kurtit shumë shpesh ka ndërmarrë akte të njëanshme pavarësisht këshillave të bashkësisë ndërkombëtare. Mund të thuhet se marrëdhëniet mes qeverisë kosovare dhe partnerëve perëndimorë janë në nivelin më të ulët sesa ç’kanë qenë para pesë apo dhjetë viteve.

 

Ajo kujton veprimet e Prishtinës rreth çështjes së targave, zgjedhjen e kryekomunarëve në veri dhe shqyrtimin rreth çeljes së urës mbi Ibër.

“Në fund të fundit si pasojë e këtyre u vendosën dhe sanksione të caktuara Kosovës dhe atëherë mund të themi dhe të kuptojmë se përse këto marrëdhënie sot janë më të këqija sesa ç’kanë qenë më herët. Larg nga kjo është se këto janë sanksione serioze që pushteti prishtinas i ndjen në thelb dhe është larg faktit se ato apo përkeqësimi i marrëdhënieve kanë kontribuar që Prishtina dhe qeveria e Albin Kurtit të ndryshojnë mënyrën e sjelljes së tyre politike, por sigurisht në raport me pesë apo dhjetë vjet më parë, këto marrëdhënie sot janë më të këqija për shkak të sjelljes së kësaj qeverie nga njëra anë dhe nga ana tjetër sepse ende nuk kemi parë ndonjë përparim thelbësor në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës” bën të ditur Ivanov.

Pavarësisht se egzistojnë opinione se ka pak gjasa që Prishtina të ndërmarrë veprime të njëanshme në mënyrë të pavarur, pa të paktën miratimin e heshtur të ndonjë aleati perëndimor kosovar, Ivanov thotë se qëndrimi zyrtar i të gjithë partnerëve ndërkombëtarë është se ata nuk mbështesin çdo lloj veprimi të njëanshëm, si të qeverisë prishtinase ashtu dhe asaj beogradase.

“Çfarëdo lloj analize imja nëse do të ndikonte në atë që pas kulisave të kenë ndonjë mbështetje që ne nuk e dimë, do të ishte spekulim. Por ajo që definitivisht mund të konkludojmë, është se përkundër indinjatës së bashkësisë ndërkombëtare për faktin se Prishtina shumë shpesh ndërmerr lëvizje të njëanshme, bashkësia ndërkombëtare nuk ka vendosur dënim që në fakt mund t'i pengojë autoritetet prishtinase të vendosin lëvizje të tilla. Për këtë punon bashkësia ndërkombëtare, pak nga ne mund t’a konfirmojë me siguri”, thotë bashkëbiseduesja jonë.

Sikurse shton, supozimi i saj është se qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës është definuar prej më shumë se 20 vitesh dhe se është punuar me dekada për të çuar deri në fund qëndrimin që kanë marrë çka nënkupton normalizimin e raporteve mes Beogradit. dhe Prishtinës dhe njohjen e Kosovës.

“Komuniteti ndërkombëtar u gjend në pozitë të vështirë në situatën në të cilën egziston qeveria e Albin Kurtit, e cila është e gatshme të shkojë kundër asaj që këshillon bashkësia ndërkombëtare. Ata tashmë ose mund të kthehen pas dhe ndryshojnë politikën që kanë mbajtur për më shumë se 20 vite, ose mund të bëjnë atë që po bëjnë tani dhe kjo është të shpresojnë se nëse kërcënojnë se raportet do të përkeqësohen edhe më tej dhe se nëse ndërmarrin disa masa simbolike ndaj qeverisë prishtinase se ndoshta në këtë mënyrë qeveria e Albin Kurtit do të bindet që të mos bëjë lëvizje të njëanshme, të jetë partner konstruktiv në procesin e normalizimit të Beogradit dhe Prishtinës dhe t'u përmbahet gjërave të dakordësuara dhe të pranuara prej kohësh dhe këtu e kam fjalën konkretisht tek themelimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe në veri të Kosovës” thotë Ivanov.