Jevtiq: Sulmi ndaj Rashkoviqit-imazhi i sërbëve sot në Kosovë, situata nuk është e tillë që KFOR të mund të vendosë për tërheqjen nga ura mbi Ibër

dalibor_jevtic
Burim: Kosovo Online

Nënkryetari i Listës Sërbe Dalibor Jevtiq u shpreh se sërbët në Kosovë po rrihen dhe ajo çka i ndodhi Nenad Rashkoviqit nga Dreni, ku përjetoi brutalitetin e Policisë Kosovare, është imazhi i sërbëve në Kosovë sot. 

Jevtiq në bisedë për RTS, paralajmëroi se ajo çka shkruhet në raportet zyrtare rreth situatës së sigurisë në Kosovë, është krejtësisht ndryshe nga realiteti në terren për sërbët.

"Misionet ndërkombëtare përmendin situatë të mirë sigurie, por sërbët këtë e paguajnë me jetë. Sërbët rrihen, si Nenad Rashkoviq. Ajo që i ndodhi Rashkoviqit, është imazhi i sërbëve në Kosovë e Metohi sot. Situata e sigurisë nuk është e tillë që KFOR të mund të marrë vendim për tërheqje nga ura mbi Ibër dhe përpara Manastirit të Deçanit. Ne këtë do të vazhdojmë t’a provojmë dhe përgjegjësia shtrihet tek ata që marrin vendime të tilla, në kuptimin e pasojave të këtyre vendimeve", tha Jevtiq.

Për rastet e sulmeve që sërbët në Kosovë nuk i raportojnë, Jevtiq thotë se kjo flet për mosbesim tek institucionet.

"Sërbët në Kosovë e Metohi nuk kanë besim tek policia, kjo është veçanërisht e qartë në veri të Kosovës e Metohisë, ku sërbët përjetojnë terror, dhunë dhe dhunë institucionale me qëllim dëbimin e sërbëve nga këto vise. Dëshiroj t'ju kujtoj deklaratën e Albin Kurtit që dha në Bruksel disa vitesh ku tha para gazetarëve se sërbët do të vuajnë dhe do të paguajnë. Pikërisht kjo ndodh tashmë. Kur i paralajmëruam përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare për atë deklaratë, ata e pranuan ndryshe këtë. Egziston mosbesim. Kurti është i njohur që përmes veprimeve të veta përdor dhunën", theksoi Jevtiq.

Sikurse thotë ky i fundit, statistikat zyrtare të Prishtinës mbi sulmet me motive etnike nuk pasqyrojnë situatën reale në terren.

"Madje 800 sulme me motive etnike ndaj sërbëve, nuk u evidentuan në raportet që duhet të pasqyrojnë situatën në terren. Ne nuk dëshirojmë të dorëzohemi, do të luftojmë. Nuk do të heqim dorë nga jeta në këto vise. Përgjigja sërbe është e qetë dhe demokratike, do të qëndrojmë dhe mbijetojmë. Shikojmë mbështetjen e shtetit të Sërbisë, do të thotë shumë për ne prania dhe mbështetja e KOS. Pavarësisht gjithçkaje që ndodh, ashtu sikurse Kurti synon të zhvendosë sërbët, nuk do të heqim dorë nga jeta në këto vise. I themi Kurtit: nuk do arrish të na dëbosh", tha Jevtiq.

Me rastin e përvjetorit të krimit në Gorazhdevc, Jevtiq thotë se ndien padrejtësi.

"Ky krim mbeti i pandëshkuar. Shikojmë atë si pasojë e mosndëshkimit të krimeve të kaluara që ndodhën, sikurse krimi në Stari Gracko. Në Cernicë, por është pasojë e heshtjes së bashkësisë ndërkobëtare që erdhi këtu për të siguruar paqen” tha nënkryetari i Listës Sëbe. 

Pyetjes sesa reale është pritja në riçeljen e hetimeve, Jevtiq thotë se në të do të insistojë.

"Duhet të marrim përgjigje se kush i kreu këto krime, autorët duhet të ndëshkohen dhe drejtësia të vihet në vend. Është humbje e madhe për bashkësinë ndërkombëtare fakti që nuk gjetën vrasësit dhe të ndëshkojnë kriminelët. Edhe sot, sërbët arrestohen pa prova, ndalohen dhe mbahen në burgjet e kazamatëve të Prishtinës vetëm sepse janë sërbë. Kjo krijon situatë të vështirë në të cilën ndodhet populli sërb në territorin e Kosovës", tha Jevtiq.