Jevtiq: Vendimi i AKP është skandaloz, do të luftojmë kundër tij, "Shtëpia e Stojkos” është trashëgimi kulturore
Kryetari i Komunës së Shtërpcës Dallibor Jevtiq ka thënë se do të luftojë me të gjitha mjetet demokratike që "Shtëpia e Stojkos", të cilën Agjencia Kosovare e Privatizimit i’a dorrëzoi Shërbimit Inteligjent Kosovar, t’ua kthejë qytetarëve pasi ajo është trashëgimi kulturore.
Jevtiq thotë se ka patur informacione rreth iniciativës që "Shtëpinë e Stojkos” t’ia dorrëzojë Shërbimit Inteligjent Kosovar por që deri më sot nuk është konfirmuar zyrtarisht.
“Kjo është diçka skandaloze pasi të gjithë ne që jetojmë në Komunën e Shtërpcës e dimë se çfarë është Shtëpia e Stojkos. Kjo në një farë mënyre është trashëgimi kulturore, ajo ka domethënie të veçantë në këtë kuptim për të gjithë ne që jetojmë këtu. Me të vërtetë është shokuese dhe e papranueshme dhe pamje e qëndrueshme e politikës së rregjimit aktual në Prishtinë ndaj popullit sërb”, thotë Jevtiq.
Ata do të përpiqen dhe punojnë që “Shtëpinë e Stojkos” t'ua kthejnë qytetarëve dhe me këtë do të përdorin të gjitha mjetet demokratike për të luftuar, siç vlerësoi, vendimin monstruoz të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, që është politik.
“Për çfarë i duhet Shërbimit Inteligjent Kosovar objekt i tillë? Objekti që duhet të jetë muze dhe të shërbejë për qëllime turistike. Një informacion i pakëndshëm, që shtyp të gjitha të drejtat demokratike, injoron vullnetin e shumicës së qytetarëve të Shtërpcës” bën të ditur Jevtiq.
Ky i fundit shton se ka edhe një pyetje tjetër për bashkësinë ndërkombëtare që insiston për pjesmarrjen e sërbëve nëpër institucione, ndërsa me të tilla sjellje konfirmohet se vendimet injorohen.
“Deri kur me këtë dhunë institucionale? Kjo është pyetja kryesore të cilën do t’ua bëjmë të ditur dhe do të luftojmë demokratikisht çka dhe nuk do të tërhiqemi. Ne pavarësisht se cilat janë sfidat, lufta jonë do të shkojë deri në fund derisa të realizojmë synimet tona që janë demokratike dhe që mbrojnë interesat e qytetarëve tanë dhe nuk cënojnë këdoqoftë në çfarëdolloj mënyre”, tha ai.
0 komentet