Lexohet vendimi për Igor Popoviqin: Ndalim-hyrje për dy vite në Kosovë dhe gjobë 3.000 euro
Gjykata Themelore në Prishtinë është shprehur se ndihmësdrejtori i Zyrës për K&M në Qeverinë e Sërbisë Igor Popoviq i akuzuar për veprën penale të “nxitjes përçarëse dhe intolerancë”, dënohet me gjobë 3.000 euro dhe ndalim-hyrje për dy vite në Kosovë ekuivalenca e gjashtë muajve burg. Gjithashtu Popoviq do të deportohet nga Kosova.
Ndihmësdrejtori i Zyrës për K&M Igor Popoviq nuk ishte gjatë leximit të vendimit.
Popoviq më parë me Prokurorinë bëri marrëveshje për pranimin e fajit.
Gjykatësi Kujtim Krasniqi ka theksuar se Popoviqit sot i ndërpritet paraburgimi dhe koha që ka kaluar në të, do t’i përllogaritet tek dënimi.
I dënuari ka detyrimin që një pjesë të gjobës t’a paguajë në harkun kohor 15 ditor nga dita e dhënies së vendimit të Gjykatës Themelore.
Gjithashtu gjykata Popoviqit i zbardhi dënimin e plotë.
“Urdhërohet dëbimi i Igor Popoviqit nga territori i Republikës së Kosovës dhe ndalimi i hyrjes në të për dy vite” thuhet.
Popoviq ka detyrimin që të paguajë shpenzimet gjyqësore prej 100 eurosh.
Popoviq u arrestua në vendkalimin e Bërnjakut më 18 korrik pas kremtimit të përvjetorit të vrasjes së sërbëve në Rahovec dhe pas kësaj atij i’u caktua paraburgim 30 ditor.
Prokuroria Speciale ngriti të martën padi ndaj Popoviqit në të cilën mes të tjerash, bëhet e ditur se gjatë fjalimit të tij në Rahovec më 18 korrik “qëllimshëm dhe me arrogancë, nxiti dhe përhapi publikisht urrejtje dhe intolerancë mes grupeve etnike”.
0 komentet