Jovanoviq: Perëndimi nuk është për një dialog të vërtetë që kënaq të dyja palët, i lidhin duart Serbisë
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Vlladisllav Jovanoviq, beson se vendet perëndimore nuk janë të sinqerta për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në atë mënyrë që të dyja palët janë të kënaqura, transmeton Novosti.
“Perëndimi synon të përfundojë qëlimin për ta futur të ashtuquajturën Kosovë në OKB, NATO dhe BE dhe me një politikë të tillë po fillojnë të na lidhin duart dhe ta vendosin politikën tonë në pozicion pasive në krahasim me të tyren, e cila është aktive në maksimum. Me një sjellje të tillë ata tregojnë se nuk janë të hapur për dialog të vërtetë dhe zgjidhje që kënaq të dyja palët, por e kanë fiksuar qëllimin dhe tani duan të na bëjnë të pranojmë qëllimin e tyre. Stoltenberg ishte një dëgjues i sjellshëm, jo një premtues i madh i ndryshimeve thelbësore. UÇK ishte këmbësoria e NATO-s. Në momentin kur Perëndimi e njohu të ashtuquajturën Kosovë, e shkelën Rezolutën 1244 dhe po e shkelin edhe tani duke heshtur për armatosjen e Prishtinës”, shpjegon Jovanoviq.
Jovanoviq shton se Serbia duhet t'i përmbahet Rezolutës 1244, e cila përkundër faktit se shumë e shkelin atë, në fakt është një kockë në fyt për Perëndimin.
"Nuk mund ta përjashtojnë pa ndihmën tonë. Ne duhet t'i përgjigjemi politikës së tyre me politikën më ofenduese në fushën e mosnjohjes së shtetit të rremë dhe ta shtrojmë çështjen e Rezolutës 1244 para Këshillit të Sigurimit, të cilën shteti tashmë e ka shpallur", ka bërë të ditur Jovanoviq.
komentet