Karanoviq: Çelja e stacioneve policore në veri, pjesë e politikës së zhvendosjes së identitetit kombëtar sërb

Karanović
Burim: Kosovo Online

Analisti i Qendrës për Stabilitet Shoqëror Ognjen Karanoviq thotë për Kosovo onlajn se Albin Kurti me ndërtimin e stacioneve policore në veri të Kosovës vijon politikën qëllimi i së cilës është zhvendosja e plotë e identitetit kombëtar sërb dhe se askush nuk mund as të presë që institucionet që ndodhen nën kontrollin e tij të investojnë në objekte, burime apo kapacitete të cilat mund të jenë në dobi të qytetarëve pavarësisht besimit, etnisë, racës apo përkatësisë kombëtare.

 

Sikurse vlerëson, investime jo që nuk ka në veri të Kosovës në pjesën më të madhe të zonave sërbe, por nuk ka dhe as në ato shqiptare pasi askush nga establishmenti në Prishtinë nuk u bëhet vonë as për shqiptarët por vetëm për "hesapin e tyre".

"Sigurisht që fokusi i vëmendjes së Albin Kurtit tashmë është drejtuar ndaj veriut të Kosmetit pra ndaj katër komunave në veri ku ndodhet shumica absolute sërbe etnike dhe demografike. Synimet e atjeshme janë të qarta, ai dhe në këtë mënyrë me çeljen e stacioneve policore, objekteve të represionit, vijon politikën e vet që është mjaft e thjeshtë, montstruoze pasi dhe synimi i tij është zhvendosja e plotë fizike dhe biologjike e identitetit kombëtar sërb nga Kosova dhe Metohia. Ai mendon se në këtë mënyrë do të forcojë të ashtuquajturën shtetësi apo pavarësinë e lëvizjes separatiste shqiptare në krahinën jugore sërbe çka është karakteristikë e gjithë atyre regjimeve të dhunshme apo politikave dhe ideologjive agresive dhe ai u përket politikave dhe ideologjive të tilla” bën të ditur Karanoviq.

Sikurse shton kushdo që largohet nga Kosova në zonat shqiptare, do të shikojë se me të vërtetë nuk ka investime në Kosovë dhe se nuk egzistojnë organe shtetërore të cilat do të duheshin të ishin në shërbim të qytetarëve por që mbretëron korrupsioni dhe kriminaliteti.

"Për mua është tërësisht e qartë se çfarë bën Albin Kurti vetëm pyes se deri kur bashkësia ndërkombëtare apo mentorët e të ashtuquajturës pavarësisë së Kosovës dhe Metohisë mendojnë se këtë e shikojnë me sytë e tyre dhe të bëjnë që nuk e shikojnë. Pra vendet e Pesëshes i gjithë perëndimi politik që janë krijuesit e shtetit fals në Prishtinë e tolerojnë gjithë këtë, ata për shembull mbylljen e Postës së Sërbisë në veri të Kosmetit, çeljen e këtyre stacioneve policore dhe heqjen e dinarit e etiketojnë me nisjen e funksionimit të shtetit në mbarë territorin e Kosovës. Pra për ta, kjo është legjitime. E dinë fare mirë ata që kjo paraqet me të vërtetë mekanizëm të zhvendosjes së popullit sërb nga Kosova por kjo nuk u intereson atyre. Ata dëshirojnë që Prishtina të jetë e pavarur", thotë Karanoviq për Kosovo onlajn.