Kfor: Nuk kemi qenë të përfshirë në aksionin e policisë në fshatin Vuça, ishim në patrullim të veçuar

Selo Vuča
Burim: Kosovo Online

Kfor nuk ka qenë i përfshirë në aksionin e Policisë Kosovare në fshatin Vuça afër Lleposaviqit, ndërsa automjetet e Kfor që ishin në këtë zonë, ndërmorën patrullim të veçuar në koordinim me policinë, bëhet e ditur nga misioni i Nato për Kosovo onlajn, për incidentin që ndodhi në fshatin Vuça, kur policia shtiu për rastin e identifikimit të sërbëve.

"KFOR nuk ka qenë i përfshirë në aksion. Automjetet e KFOR ishin në zonë dhe kryen aktivitet patrullues të veçuar, në koordinim me Policinë Kosovare. Ndaj, po ju referojmë tek Policia Kosovare për çdo koment tjetër e gjithashtu duke pasur parasysh se aksioni konkret bie brenda fushëveprimit të zbatimit të ligjit, i cili është jashtë mandatit të KFOR", thuhet në përgjigjen e KFOR për Kosovo Onlajn.

Shtojnë dhe se KFOR merr pjesë periodikisht në patrullime të koordinuara me Policinë Kosovare dhe se këto aktivitete ndërmerren nga të dy organizatat, mëvetësisht dhe në kuadër të mandatit të tyre, në zonë të paracaktuar, me qëllim "maksimizimin e pranisë, efikasitetit në dobi të popullsisë vendore".

Kujtojnë se KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e vet-në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB të vitit 1999-sesi të kontribuojë në mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo moment dhe paanshmërisht dhe se Misioni punon në koordinim të ngushtë me Policinë Kosovare dhe EULEKS, në rolet e tyre të forcave të sigurisë.

Në fshatin Vuça pranë Leposaviqit, të dielën ndodhi incident në të cilin Policia Kosovare ndaloi një të ri me kombësi sërbe, ndërsa tjetri i’a mbathi, por ndërkohë u paraqit në stacionin policor.

Grupi i të rinjve ishte në udhëtim jo shumë larg fshatit dhe kur dy prej tyre mbetën pa ushqime, lëvizën me autoveturë drejt shitoreve, por rrugës u ndalën nga patrulla policore në afërsi të fshatit. Përveç patrullës së stacionuar të Policisë Kosovare, ka qenë dhe patrulla e KFOR.

Policët dëshironin t'i identifikonin dhe t'u merrnin telefonat celularë dhe nga frika për sigurinë e tyre, njëri nga të rinjtë i’a mbathi drejt pyllit dhe në atë moment policët shtinë me pushkë automatike direkt e në pyll.