KO mëson: Makron, Shollc dhe Melloni thanë në një letër drejtuar Kurtit se ishin të zhgënjyer dhe kanë theksuar pasojat për Kosovën
Në letrën dërguar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dy ditë më parë nga presidenti francez Emanuel Makron, kancelari gjerman Olaf Shollc dhe kryeministrja italiane Gjorgja Melloni, liderët evropianë deklarojnë se janë të zhgënjyer që gjatë takimit të fundit me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçakun, Kurti nuk është pajtuar me kërkesat e BE-së për deeskalimin e situatës në veri, mësohet Kosovo online në qarqet diplomatike.
Duke nënvizuar se situata në veri nuk është e qëndrueshme dhe duhet të zgjidhet pa vonesa të mëtejshme, liderët evropianë kërkuan nga kryeministri kosovar që të veprojë me përgjegjësi dhe që menjëherë dhe pa kushte të marrë masa për deeskalimin e një situate të tillë.
Në një letër të nënshkruar nga presidenti francez, kancelarji gjerman dhe kryeministrja italiane, në të cilën Kosovo online kishte qasje, theksohet se e ardhmja e Kosovës është në BE, por veprimet dhe vendimet e Kurtit në këtë moment kritik do të kenë pasoja të rëndësishme në aspiratat e Kosovës për t'iu bashkuar strukturave evropiano-atlantike.
Kujtojmë se BE i kërkoi Prishtinës që menjëherë të pezullojë operacionet policore pranë objekteve komunale në veri të Kosovës, që kryekomunarët e sapozgjedhur të kryejnë punën e tyre nga lokacione alternative, si dhe të shpallen sa më shpejt zgjedhjet e reja lokale.
komentet