Konferenca dialogjet e politikës së jashtme beogradase: Raportet e Sërbisë dhe Shqipërisë në statusin e normalizimit të brishtë

Konferencija, odnosi Srbije i Albanije
Burim: Kosovo Online

Në marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Sërbisë në dekadën e fundit është shkuar deri aty çka mund të etiketohen “normalizim i brishtë”. Dy vende nuk duhet të jenë aleate, por mund të konfirmojnë se cilat janë interesat e tyre të përbashkëta, është dëgjuar sot në konferencën e dialogjeve të politikës së jashtme beogradase, në panelin kushtuar marrëdhënieve bilaterale mes Sërbisë dhe Shqipërisë me titull “Si të anashkalohet me sukses 'elefanti në dhomë'’?

Ditmir Bushati nga Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit dhe ish ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë u shpreh se është i mendimit se Shqipëria dhe Sërbia e kanë anashkaluar tashmë "elefantin në dhomë", pra, çështjen e Kosovës, por që ka frikë se nuk kanë bërë hap përpara në kuptimin modern dhe se të dyja duhet të piqen politikisht, në vend që njëri të mbajë peng tjetrin.

Sipas vlerësimit të tij, Shqipëria dhe Sërbia nuk duhet të jenë aleatë, por mund të konfirmojnë se cilat janë interesat e tyre të përbashkëta.

Për raportet mes Tiranës dhe Prishtinës, tha se nuk janë në nivelin e dëshiruar.

Gjithashtu theksoi se beson se anëtarësimi i Malit të Zi dhe Shqipërisë në BE mund të inkurajojë impulse demokratike në Sërbi, B&H dhe Maqedoninë e Veriut. 

Remzi Lani, drejtori egzekutiv i Qendrës Shqiptare të Mediave, vlerësoi se në dhjetë vitet e fundit marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Sërbisë kanë shkuar deri aty çka mund të etiketohen “normalizim i brishtë”.

“Në nivelin politik është në status-kuo. Mediat zakonisht rrisin narrativat politike, ndërsa në ekonomi po ecim në drejtimin e duhur. Ajo që 100.000 sërbë kanë vizituar Shqipërinë vitin e kaluar, diçka do të thotë” ka thënë Lani në konferencën organizatorë të së cilës kanë qenë Qendra për Politikë të Jashtme nga Beogradi dhe Findacioni Hans Zajdel për Europën Juglindore.

 

Duke i’u referuar iniciativës "mini-Shengen", e cila u zhvillua në Ballkanin e Hapur ku Shqipëria dhe Sërbia për një kohë ishin të angazhuara aktivshëm, Igor Novakoviq bashkëpunëtor i lartë i Qendrës për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë nga Beogradi, tha se kjo iniciativë ndonëse u kritikua shumë për shumë arsye, ishte proçes që legjitimoi proçesin e integrimit rajonal.

"Lidhja mes Shqipërisë, Sërbisë dhe Maqedonisë së Veriut që u krijua atëherë, ndihmoi që të legjitimizohej integrimi rajonal", tha Novakoviq.

Këshilltari i kryetarit të Odës Ekonomike të Sërbisë Nenad Gjurgjeviq, vuri në dukje se Ballkani i Hapur ishte tentativë çka mund të bëhet nëse egziston vullneti i duhur.  

Ai paraqiti të dhënat se prej vitit 2012 deri më 2024, shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Sërbisë janë rritur me 73% dhe se gjatë vitit 2025, shkëmbimi tregtar ka shënuar vlerën e 355 milionë eurove.