Konrad: Në Kosovë po ndodhin provokime pa arsye, BKS duhet të formohet
Ambasadorja gjermane në Sërbi Anke Konrad, ka thënë se në Kosovë po ndodhin provokime pa arsye çka krijohen mundësi për incidente të reja, ashtu sikurse është e domosdoshme të ecet në rrugën drejt normalizimit dhe të formohet Bashkësia e Komunave Sërbe, transmeton RTS.
Duke folur në seancën e Këshillit për Politikë të Jashtme rreth situatës së tashme në Kosovë, veçanërisht rreth pozitës së popullit sërb, ambasadorja ka thënë se nevojitet ecja në rrugën e normalitetit.
”Vëmë re provokime pa arsye, çka krijojnë mundësi të reja për incidente. Ne dëshirojmë të ecet në rrugën e normalitetit. Duhet të formohet Bashkësia e Komunave Sërbe për njerëzit që jetojnë në veri të Kosovës sesi të kenë jetë normale dhe ne nuk mundemi të harrojmë se aty jetojnë dhe anëtarët e nacionaliteteve të tjera, ku dëshirojmë normalizimin e jetëve për të gjithë“ ka thënë ambasadorja e Gjermanisë.
Ajo theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve është në nivel të jashtëzakonshëm dhe përveç investimeve domethënëse, duket dhe përmes mbështetjes së Gjermanisë për ndërmarrjet e vogla e të mesme dhe sektorin e drejtimit të mirë.
“Gjithçka që punojmë së bashku kontribuon në afrimin e Sërbisë për në Bashkimin Europian" ka thënë Konrad, duke përmendur se Gjermania dëshiron që Sërbia të jetë pjesë e BE dhe kjo si anëtare me të drejta të plota dhe jo si anëtare e dorës së dytë.
Ajo theksoi se nuk është shkuar deri në ndërrimin e kërkesave ndaj Sërbisë për pjesmarrjen por bëri të ditur se vetë BE është zhvilluar dhe se ka rregullore të reja.
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Borko Stefanoviq, tha se ndonëse Sërbia dhe Gjermania nuk kanë qëndrim të njëjtë për statusin e Kosovës, ai beson se ata kanë dëshirë të përbashkët për t’a zgjidhur problemin egzistues në mënyrë që nuk do të shkaktojë ndasi më të thella.
Ai vuri në dukje vazhdimin e “ngecjes” së Ballkanit në rrugën europiane.
“Na nevojiten mesazhe të qarta nga Europa për hyrjen e ardhshme të të gjithë rajonit në Bashkimin Europian dhe jemi të inkurajuar kur dëgjojmë mesazhe të tilla dhe na takon ne të bëjmë detyrat tona të shtëpisë. Nga ana tjetër, mendoj se është e qartë se, nën hijen e tragjedisë së tmerrshme në Ukrainë, rrethanat gjeopolitike kanë ndryshuar drastikisht dhe se ky rajon thjesht nuk mund të lihet jashtë integrimit europian” theksoi Stefanoviq, bëhet e ditur nga Kuvendi i Sërbisë.
Stefanoviq vlerësoi se Sërbia dhe Gjermania kanë marrëdhënie të jashtëzakonshme, para së gjithash parë nga prizmi i nivelit të lartë të investimeve gjermane në vendin tonë.
Kryetarja e Komisionit për Integrime Europiane dhe anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme, Elvira Kovaç, theksoi se pajtohet që situata gjeopolitike ka çelur mundësi për zgjerimin e BE dhe se Sërbia është shumë aktive në të gjitha forumet dhe se shpreson për zgjidhjen e shpejtë të konflikteve të luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës dhe stabilizimin e përgjithshëm të situatës.
Anëtari i Këshillit Nemanja Joksimoviq shprehu kënaqësinë që Gjermania e shikon Sërbinë si anëtare e ardhshme me të drejta të plota në BE çka theksoi, se është prioritet strategjik i politikës së jashtme të Sërbisë dhe shtoi se Kuvendi Popullor dhe Këshilli kanë rol të rëndësishëm në këtë.
Anëtari i Këshillit Gjorgje Miketiq beson se zgjidhja për çështjet aktuale duhet kërkuar në organizimin e një konference të vendeve të Ballkanit Perëndimor me vendet e Pesëshes dhe BE, me qëllim tejkalimin e problemeve egzistuese, në mënyrë që rajoni ynë të bëhet rajon i paqes dhe stabilitetit dhe së bashku të lëvizin drejt BE.
Ksenija Markoviq, anëtare e Këshillit shprehu kënaqësinë që Gjermania e shikon Sërbinë si anëtare të ardhshme me të drejta të plota në BE dhe theksoi se ajo i jep mbështetje të plotë procesit të Berlinit dhe çdo lloj bashkëpunimi rajonal, jo vetëm ekonomik, por dhe në këndvështrimin e promovimit të aleancave dhe lidhjeve politike.
Anëtari i bordit Zoltan Dani bëri vërejtje se BE i jep mbështetje më të madhe politike Kosovës sesa Sërbisë dhe theksoi se Rezoluta 1244 duhet të respektohet.
“Ne e respektojmë Bashkimin Europian, por dëshirojmë që Bashkimi Europian të na respektojë”, tha Dani.
komentet