Kozarev me Mirojanin: Sërbia çmon qëndrimin e Greqisë për mosnjohjen e Kosovës

Kozarev sa Mirojani
Burim: Ministarstvo spoljnih poslova Srbije

Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sërbisë Dushan Kozarev, i cili ndodhet për vizitë në Greqi, është takuar me sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë Mairo Mirojani. Kozarev ka thënë se Sërbia çmon lart qëndrimin e Greqisë në këndvështrimin e pavarësisë së Kosovës ndërsa bashkëbiseduesen e vet e ka informuar rreth situatës së rëndë në të cilën ndodhet populli sërb në Kosovë.

Kozarev dh Mirojani kanë shprehur kënaqësinë për nivelin e lartë të raporteve gjithëpërfshirëse mes dy vendeve pasuar me lidhjet miqësore e historike të popullit sërb e grek.

Kozarev konfirmoi interesin e Sërbisë për intensifikimin e mëtejshëm të dialogut politik të nivelit më të lartë si dhe zgjidhshmëria për vijimin e zhvillimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të dyanshëm, bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sërbisë.

Ai shprehu besim se lidhja e fortë mes dy ministrive të punëve të jashtme, përfshirë dhe sekretariatet e përgjithshme në masë të konsiderueshme do të kontribuojë në Memorandumin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit nënshkruar gjatë vizitës së ministrit të punëve të jashtme Marko Gjuriq në Athinë në dhjetor të vitit 2024.

U theksua se Memorandumi mes të tjerash, ofron hapësirë dhe vijueshmëri për aktivitete të përbashkëta në fushën e trajnimit diplomatik.

Ai bëri të ditur se Sërbia çmon lart qëndrimin e Greqisë në këndvështrimin e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës ndërsa bashkëbiseduesen e vet e informoi rreth situatës së rëndë në të cilën ndodhet populli sërb në Kosovë si pasojë e represionit dhe akteve të njëanshme të regjimit të Albin Kurtit.

Duke komentuar situatën në rajon me theks në Bosnjë-Hercegovinë, u theksua se Sërbia do të vijojë me performancë konstruktive sesi të ruajë paqen në Ballkan si dhe të ofrojë mbështetje të fortë popullit sërb në Republikën Sërbe të Bosnjës si dhe institucioneve të saja.

Në takim u konfirmua dhe se Greqia do të vijojë të ofrojë mbështetje të parezervë Sërbisë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Unionin Europian.

Kozarev shprehu kënaqësinë që Greqia dhe në rrugë zyrtare konfirmon pjesmarrjen në Panairin Special Ekspo 2027 ku Beogradi do të jetë mikpritës.

Ai foli për arritjet e rëndësishme që Sërbia ka bërë gjatë 10 viteve të fundit në planin ekonomik duke ndjekur vizionin modern të presidentit Vuçiq, duke theksuar se PBB jonë për vitin 2027 do të kalojë 100 miliardë euro.

U shpreh kënaqësi e ndërsjelltë për shkëmbimin tregtar me vlerë një miliard euro, si dhe për rritjen e vizitave turistike nga të dyja palët ndërsa u konstatua dhe hapësirë për përmirësim të këtyre parametrave, veçanërisht duke përfshirë Greqinë në sistemin unik të mbledhjes elektronike të taksave në rajon dhe përshpejtuar procedurat doganore dhe të pasaportave.

Bashkëbiseduesit përmendën dhe rolin domethënës të të dy diasporave në forcimin e reputacionit ndërkombëtar të Sërbisë dhe Greqisë dhe shprehën interesin e tyre për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash edhe në këtë fushë.