Kozarev: Pasaporta e Sërbisë sipas indeksit të fortësisë, është mes 35 më të fortave në botë

Beograd_240509_Dušan Kozarev
Burim: Kosovo Online

Mbajtësit e pasaportave sërbe pa viza u mundësohet hyrja në 140 vende ndërsa po bisedohet për vendosjen e regjimit pa viza dhe me 30 vende të tjera çka së shpejti do të mund të renditet mes pasaportave më të forta në botë, ka thënë sot sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sërbisë Dushan Kozarev ku preçizoi se dokumenti i udhëtimit të Sërbisë momentalisht sipas indeksit të fortësisë, është mes 35 më të fortave në botë, transmeton RTV.

"Po shikojmë mundësinë e heqjes së vizave edhe me 30 shtete të tjera çka pasaportën tonë nëse arrihet kjo shifër magjike me dhjetëra vende, në 140 me regjim pa viza çka do të jetë një ndër pasaportat më të forta në botë", ka thënë Kozarev për Tanjug.

Sekretari i përgjithshëm i MPJ preçizoi se sipas indeksit të Henlit, në tabelën e rangimit të pasaportave më të forta-maten sesa 'porta' në botë hapen pa viza, ndërsa pasaporta sërbe ndodhet në vendin e 35.

"Kjo njëkohësisht është dhe niveli më i lartë që ka arritur pasaporta jonë e kuqe dhe momentalisht u lejon mbajtësve të tyre të zakonshme të hyjnë në 140 vende të botës pa vizë”, tha Kozarev dhe shtoi se mes vendeve me të cilat po negociohet vendosja e regjimit pa viza, janë disa destinacione tradicionalisht shumë popullore dhe të rëndësishme për qytetarët e Sërbisë.

Përveç zyrtarëve dhe përfaqësuesve të 30 vendeve nga vende të ndryshme të botës, për listën e bardhë po negociohet dhe me Mbretërinë e Bashkuar ka thënë Kozarev ku u shpreh se në indeksin e Henlit sipas të cilit në vend të parë renditen pasaportat sipas fuqisë që kanë, ndodhet Singapori qytetarët e të cilit mund të udhëtojnë pa viza në 193 vende, SHBA janë në vendin e dhjetë, Kina në të 64, ndërsa Rusia dhe Turqia në vend të 49.

Ai u shpreh se ka kënaqësinë më të madhe që të thotë se në muajin e fundit hyri në fuqi regjimi pa viza me Venezuelën kështu që në Amerikën e Jugut ngelet vetëm Guajana dhe Paraguaji për të cilat na nevojiten vizat.

"Përsa i përket pellgut Amerikanoqëndror kemi vende të cilat nuk nevojitet viza për BE të cilat janë në listën e bardhë të Shengenit dhe ne zbatojmë këtë listë ku praktikisht me ta për këtë çështje duhet të vendosim nivel dypalësh marrëdhëniesh", tha Kozarev.

Ky i fundit u shpreh se Samiti i Organizatës së Shteteve Amerikane, në të cilin do të marrë pjesë edhe shefi i diplomacisë sërbe, Marko Gjuriq, do të jetë mundësi e mirë për të vendosur regjim pa viza me disa vende.

Sërbia, shtoi ai, në javët pasuese në kuadrin dypalësh me vendet e rajonit të Amerikës Qendrore dhe Karaibeve, duhet të finalizojë marrëveshje të caktuara.

Sekretari i Përgjithshëm deklaroi se për tani nuk do të zbulonte detaje në mënyrë që rezultati të ishte surprizë pozitive për qytetarët dhe theksoi se shpresonte që marrëveshjet të tejkalonin pritjet e planifikuara.

Kozarev kujtoi se pasaporta e famshme e vjetër e kuqe e RSFJ në mesin e viteve ’80 ishte në forcën e zenitit dhe se atëherë nuk ishte e nevojshme të merrje vizë për një pjesë të hapësirës në të cilën Sërbia dhe sot ka marrëdhënie tradicionale të mira para së gjithash me Lëvizjen e të Paangazhuarve ku mes të tjerash dëshmohet dhe mbajtja e vitit të kaluar e konferencës së madhe në të cilën morën pjesë përfaqësuesit e pothuajse të të gjitha vendeve afrikane ndërsa mikpritës ishte presidenti i Sërbisë.

Ato lidhje ekzistojnë, janë tradicionale, janë veçanërisht të forta ndërnjerëzore dhe lidhje biznesi dhe në kuptimin politik zakonisht jemi në të njëjtën anë në organizatat ndërkombëtare, por për shkak të viteve '90, luftërave dhe sanksioneve, kur u futën vizat për sërbët dhe jugosllavët, tani duhet të zgjidhim atë që na ka mbetur nga ajo periudhë, sigurisht, duke u kujdesur që në këtë proces, nga njëra anë, të mos humbasim miqësitë, interesat tona, interesat e lidhjeve të mira midis njerëzve, por nga ana tjetër, për të mos cënuar rrugën drejt anëtarësimit me të drejta të plota në BE në kuptimin e marrjes së angazhimeve për t'u përafruar me regjimin e vizave të BE", tha Kozarev.

Ai shtoi se ajo çka dikur ishte karakteristikë për pasaportën e RSFJ në kohën zenitit, ku udhëtoje me pasaportë pa viza në të gjithë Afrikën, sot nuk është më rast, pasi jo të gjitha vendet afrikane janë në listën e bardhë të Shengenit.

"Por, aty ku është e mundur, përpiqemi të vendosim regjim pa viza apo t’a rinovojmë", tha ai dhe theksoi se me vendet që janë në listën e bardhë të Shengenit, përgjithësisht punojmë për të konstatuar faktin se nuk ka arsye se egzistojnë pengesa të ndërsjellta për udhëtim.

Kozarev theksoi se Sërbia ka bërë hap të madh kur është fjala për vizat elektronike dhe kujtoi se udhëtarët e parë-qytetarë të Lesotos me viza elektronike në fillim të javës mbërritën në aeroportin Nikolla Teslla.

Preçizoi se sistemi elektronik vlen për qytetarët e 46 vendeve të mbarë botës dhe shprehu besimin se lista do të zgjerohet në mënyrë që një numër gjithnjë e më i madh vendesh të kenë mundësinë që qytetarët e tyre të aplikojnë për hyrje në Sërbi përmes internetit.

"Fillim i shkëlqyer i zbatimit të sistemit të ri, përtej pritshmërive", ka thënë Kozarev.

Sistemi i ri i dhënies së vizave-viza elektronike, na mundëson të bëjmë kërcim kuantik, do të ishte domethënëse për ne edhe për turizmin, për të gjithë që dëshirojnë të vijnë këtu, të qëndrojnë dhe punojnë por edhe për vetë EXPO 2027, ka thënë Kozarev ku preçizoi se sot qytetari i Sërbisë pa viza hyn në 83 vende si mbajtës i vizës Shengen, viza për MB dhe SHBA dhe ata me rregullimin e qëndrimit në zonën Shengen, BE dhe SHBA.