Kraus: Kosova është histori e pasuksesshme, Qeveria e Austrisë nuk do të duhet t’a urojë
Shefi i klubit të deputetëve të Partisë së Lirisë së Austrisë në parlamentin vjenez Maksimilian Kraus beson se Kosova as pas 18 vitesh nga shpallja e pavarësisë nuk është histori suksesi për të cilën beson se Qeveria e Austrisë nuk do të duhet t’a urojë Prishtinën më 17 shkurt.
“Nuk mendoj se 18 vite e pavarësisë së supozuar të Kosovës kanë qenë të suksesshme” ka thënë për Kosovo onlajn Kraus, të cilin presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq e ka nderuar me Urdhërin e flamurit sërb të klasit të dytë.
Kraus tha se në Kosovë ende egziston nivel i lartë i krimit të organizuar si dhe mjaft probleme strukturale.
“Kosova sigurisht që nuk është histori suksesi ndaj si shtet, Austria nuk do të duhet t’a urojë në këtë datë”, tha Kraus.
Ky i fundit është mirënjohës për Urdhërin që sot i’u dha nga presidenti i Sërbisë.
“Kjo është shenjë mjaft e bukur. Partia e Lirisë në Vjenë dhe në Austri përherë ka mbështetur fort komunitetin sërb që është integruar shkëlqyeshëm”, tha Kraus.
Shton se partia e tij përherë ka mbështetur dhe mbrojtur qartë qëndrimin që Kosova është pjesë e Sërbisë.
“Qëndrimi i Partisë së Lirisë së Austrisë është që Kosova është pjesë e Sërbisë. Austria dhe Sërbia kanë identitet të ngjashëm, na lidh lidhja kristiane dhe urdhëri që mora sot, është shprehje respekti ndaj asaj që bën partia jonë”, tha Kraus.
Maksimilian Kraus u dekorua me rastin e Ditës së Shtetësisë së Sërbisë për merita të jashtëzakonshme në forcimin dhe kultivimin e marrëdhënieve miqësore mes Sërbisë dhe Austrisë, sepse kontribuon aktivshëm në promovimin dhe mirëkuptimin e pozitave të Sërbisë në sferën politike dhe publikun e Austrisë.
Ai nuk është anëtari i parë i Partisë së Lirisë së Austrisë që i është dorrëzuar dekorata e shtetit të Sërbisë, pasi vitin e kaluar Vuçiq urdhër të tillë i dorrëzoi shefit të delegacionit të FPO në Parlamentin Europian Harald Vilimskit.
0 komentet