Kryebashkiaku i Nju Jorkut konfirmon pjesmarrjen në Ekspo 2027 në Beograd
Kryebashkiaku i Nju Jorkut Erik Adams në intervistë për Pavloviq tudej konfirmoi se do të vijë në Beograd në Ekspo 2027 duke bërë të ditur se është shumë i emocionuar për këtë. Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq i përcolli ftesë kryebashkiakut Adams të vizitojë Beogradin për Ekspo 2027.
I pyetur nëse do të marrë pjesë në këtë panair ndërkombëtar nën titullin "Luaj për njerëzimin", Adams tha: "Po, do shkoj në Ekspo 2027. Jam i lumtur për këtë. Jam jashtëzakonisht i emocionuar për këtë".
Adams për Pavloviq tudej, tha se kjo vizitë do të jetë mundësi për forcimin e marrëdhënieve mes Nju Jorkut dhe Sërbisë përmes iniciativave të përbashkëta në kisha, organizata rinore dhe sport.
"Ky eveniment paraqet hap të rëndësishëm në ndërtimin e lidhjeve dhe bashkëpunimeve të mira ndërkombëtare", shtoi Adams.
Gjatë intervistës Adams u është drejtuar amerikanëve me origjinë sërbe si kryebashkiaku i parë ku si asnjëherë hyn kaq thellë në vlerat dhe prinicipe të përbashkëta.
"Besoj në fe, tek familja, tek puna. Dhe çka është më e rëndësishme për mua, besoj tek siguria. Ata mbështesin drejtorinë policore. Dhe e dinë që siguria publike është parakusht i prosperitetit tonë. Se është gur themeli i shoqërisë së madhe. Dhe kur shikoni bashkësinë, ata qartësisht besojnë tek kjo çështje themelore", ka thënë ai.
0 komentet