Lajçak: Në Bruksel do të ketë takimi; Eskobar: Jam i shqetësuar, kjo mund të shndërrohet në një konflikt rajonal

Lajčak i Eskobar
Burim: printskrin

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar dhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, mbajtën sot një diskutim publik në Këshillin Atlantik për situatën në veri të Kosovës dhe zgjidhjet e mundshme për krizën aktuale.

Lajçak deklaroi se së shpejti pret një takim në Bruksel.

"Ai do të ndodhë, po punojmë për datën. T'i thueni "jo" ftesës për takim do të ishte një veprim shumë serioz dhe negativ," tha Lajçak.

Lajçak tha se është shumë i shqetësuar për situatën aktuale dhe se prioritet i parë është largimi i njerëzve nga rrugët dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja lokale në të cilat serbët do të marrin pjesë pa parakushte.

“Ne kemi parë disa incidente, nëse situata nuk deeskalohet, do të kemi viktima. Nuk ka dyshim se më 29 maj kemi parë elementë shumë radikalë në Zveçan, të cilët erdhën për të plagosur, nëse jo për të vrarë, dhe për të shkaktuar dhunë dhe nuk ka arsye për këtë. Ata kriminelë duhet të gjenden dhe të sillen para drejtësisë, por nuk mund të thoni për 45,000 serbët në veri se ata janë të gjithë kriminelë”, tha Lajçak.

Eskobar po ashtu deklaroi se është shumë i shqetësuar për shkak se situata aktuale në veri të Kosovës ka potencial të shndërrohet në një konflikt rajonal dhe ka përsëritur kërkesën që policët e arrestuar të Kosovës të lirohen menjëherë.

“Komandanti i KFOR-it na tha se 97 për qind e njerëzve në protestë ishin paqësorë dhe për këtë arsye nuk mund të aplikoni termin milici fashiste”, tha Eskobar.

Ai ka thënë se SHBA-të i kanë përkrahur zgjedhjet në veri dhe i njohin rezultatet e zgjedhjeve dhe legjitimitetin e kryetarëve të komunës, por gjithashtu ka thënë se qeveria e Kosovës nuk mund t'i okupojë objektet komunale me dhunë. Ai inkurajoi palët që të mos përshkallëzojnë tensionet.

Ata duhet të pranojnë marrëveshjen evropiane. Ata e pranuan planin, nuk ka zgjidhje tjetër. Komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar në këtë drejtim”, tha Eskobar.

Lajçak tha se nuk ka afat për zgjedhje të reja në veri dhe se gjithçka varet nga vullneti politik, si dhe ka theksuar se ka procedura kushtetuese dhe ligjore që duhet të ndiqen.

"Askush nuk do të promovojë një zgjidhje që është jokushtetuese, por deri më tani nuk ka pasur vullnet për zgjidhjen e kësaj çështjeje", tha Lajçak dhe përsëriti thirrjen e BE-së për të mbajtur zgjedhje të reja në të cilat, siç tha ai, do të marrin pjesë edhe serbët.

Sipas tij, është i rëndësishëm deeskalimi i situatës.

“Njerëzit duhet të lejohen të kthehen në jetën normale dhe policia dhe KFOR-i të tërhiqen. Duhet të caktojmë datën e zgjedhjeve. Kur nuk ka dialog dhe zgjidhje, ka eskalim dhe veprime të njëanshme nga të dyja palët”, tha ai.