Les: Iku koha kur SHBA dhe BE mund të impononin zgjidhje të njëanshme për statusin e Kosovës

Timoti Les
Burim: Kosovo Online

Bashkëpunëtori i Qendrës për Gjeopolitikë në Universitetin e Kembrixhit Timoti Les ka thënë për Kosovo onlajn se takimet e djeshme në Bruksel nuk sollën ndonjë rezultat përveçse konfirmimin se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit nuk shkon asgjëkundi.

Pas takimeve të veçuara të presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit kosovar Albin Kurti me drejtues të BE dhe liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë dhe përfaqësuesit të lartë të Unionit për politikë të jashtme, siguri dhe politikë Zhozef Borelli, u deklarua se gjatë takimeve u prezantua propozimi i balancuar europian për themelimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe se deri tek marrëveshja nuk u arrit pasi palët nuk kanë qenë të gatshme që atë t’a pranonin pa parakushte.

Pyetjes nëse është i mundshëm në përgjithësi vazhdimi i dialogut dhe procesi i normalizimit pavarësisht nga fakti se Beogradi dhe sërbët insistojnë në formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, ndërsa kryeministri kosovar Kurti këtë e hodhi poshtë duke thënë se nuk ka vijim të negociatave derisa ndaj Sërbisë nuk vendosen sanksione si pasojë e ngjarjeve në Banjskë, Les thotë gjithçka që shihet është "konfirmim që dialogu ka dështuar". 


"Për mendimin tim nuk kishte asnjë shans për sukses, sepse kjo është marrëveshje e keqe nga perspektiva e Kosovës, sepse kërkon autonominë e sërbëve pa asnjë garanci se do të pasojë me njohjen nga Sërbia ose nëse Kosova do të anëtarësohet në BE dhe NATO. Në këtë mënyrë gjithçka që po ndodh në kontekstin e ri gjeopolitik në të cilin jemi dëshmitarë të prishjes së rendit ekzistues ndërkombëtar, Rusia duket se ka mbizotëruar në Ukrainë, lufta po shpërthen në Lindjen e Mesme. Dhe pozicioni i mëparshëm dominues i Perëndimit është tani subjekt i sfidës së hapur nga fuqitë e reja revizioniste, jo vetëm Rusia, por edhe Kina, Turqia dhe Irani. Ditët kur SHBA dhe BE mund të imponojnë njëanshmërisht zgjidhjen për statusin e Kosovës, kanë kaluar“ ka thënë Les.

Ky i fundit thekson gjithnjë e më i bindur se zgjidhja e çështjes së Kosovës do të përfshihet në mjedisin e ri gjeopolitik, që sipas tij do të nënkuptonte “kthimin e veriut të Kosovës në Sërbi, përmes aneksimit ushtarak, dhe jugun të bëhet pjesë e shtetit të ri shqiptar të zgjeruar".