Lista Sërbe me Zhiofren: Zbatoni urgjentisht zgjidhjet e dakordësuara dhe mbroni të drejtat e sërbëve

srpska lista žiofre
Burim: Kosovo Online

Delegacioni i Listës Sërbe është takuar sot me drejtorin për Europën Perëndimore dhe Shërbimin Europian për Politikë të Jashtme Emanuel Zhiofre, me të cilin është biseduar rreth situatës aktuale dhe pozitën e popullit sërb në Kosovë.

Sikurse bëhet e ditur në njoftimin e Listës Sërbe, gjatë bisedës i’u kushtua vëmendje e veçantë çështjes së zgjidhjes në lidhje me dokumentet dhe automjetet. U tha se është e domosdoshme që të marrëveshohet zgjidhja sa më parë dhe të zbatohet tërësisht në praktikë në mënyrë që të lehtësohet maksimalisht jeta e përditshme e qytetarëve dhe se proçesi të lehtësohet dhe të bëhet i thjeshtë për të mos lejuar të pengojmë zgjidhjen duke u vendosur kërkesa shtesë qytetarëve tanë.
Delegacioni i Listës Sërbe kërkoi angazhim më të madh të Unionit Europian në zgjidhjen e këtyre çështjeve si dhe në përmirësimin e respektimit të përgjithshëm të të drejtave dhe pozitës së popullit sërb.
Gjithashtu u vu në dukje shumë probleme në punën e vetqeverisjes vendore, shkeljen e të drejtave të popullit sërb, si dhe përdorimin e respektimit të pandërprerë të të gjithë marrëveshjeve të arritura derimë tani, para së gjithash në pjesët që kanë lidhje me formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe në përputhje me marrëveshjet e Brukselit. 
“Lista Sërbe ngelet e përkushtuar në mbrojtjen e interesave të popullit sërb dhe do të vijojë të insistojë në zbatimin e plotë të zgjidhjeve sipas marrëveshjeve, duke patur përherë parasysh interesin e popullit tonë dhe të drejtën për egzistencë në këto vise” shtohet në njoftimin e kësaj partie.