Lista Sërbe: BE të ndalë lëvizjet e njëanshme të Prishtinës që cënojnë egzistencën e mijëra sërbëve

srpska lista
Burim: Srpska lista

Delegacioni i Listës Sërbe është takuar sot në Mitrovicën e Veriut me shefen e Departamentit për Ballkanin Perëndimor të Zyrës Europiane për Politikë të Jashtme Zuzana Sutiakova prej të cilës u kërkua që përfaqësuesit e BE të reagojnë urgjentisht dhe të ndalin lëvizjet e njëanshme të Prishtinës dhe sigurojë respektimin e të drejtave themelore të njeriut dhe ato politike të popullit sërb në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe detyrimet e marra.

Sikurse bëhet e ditur në deklaratën e kësaj partie, udhëheqësia e Listës Sërbe ka njohur përfaqësuesen e BE me problemet serioze me të cilat përballet populli sërb në Kosovë e veçanërisht me zbatimin e Ligjit për të huajt dhe vendimeve që lidhen me automjetet.

Është shquar se zbatimi i masave mund të cënojë direkt egzistencën e mijëra sërbëve, duke i vënë në pikpyetje të drejtat e tyre themelore që të jetojnë dhe qëndrojnë në vatrat e tyre si dhe të drejtën për arsimim e kujdes shëndetësor.

Në këtë kuptim u kërkua që të formohet Bashkësia e Komunave Sërbe çka do të krijonte kushte për zgjidhjen e problemeve kryesore të popullit sërb.

Gjithashtu, në takim janë diskutuar dhe probleme të shumta me të cilat përballen kryekomunarët sërbë në ushtrimin e detyrimeve ligjore dhe drejtimin e komunave duke nisur nga presionet institucionale, pengesat dhe diskriminimit konstant politik e administrativ.

Lista Sërbe kërkoi nga përfaqësuesit e Unionit Europian që të reagojnë urgjentisht që të ndalin lëvizjet e njëanshme të Prishtinës dhe sigurojnë respektimin e të drejtave themelore e politike të popullit sërb në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe detyrimeve të marra.

“Lista Sërbe qëndron e palëkundur dhe e vendosur për dialog, paqe dhe ruajtjen e të drejtave të popullit sërb në Kosovë e Metohi”, konkludohet në deklaratë.