Lista Sërbe: Mospjesmarrja në zgjedhje pasojë e dhunës së vazhdueshme institucionale ndaj sërbëve

Srpska lista
Burim: Facebook

Lista Sërbe deklaron se vendimi i saj për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e radhës, është rezultat i dhunës së vazhdueshme institucionale ndaj popullit sërb e mbi të gjitha, mospërmbushja e kërkesave të tyre të qarta për të cilat braktisën institucionet kosovare-formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe tërheqja e forcave speciale policore nga veriu i Kosovës.

Një prej arsyeve përse Lista Sërbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, është privimi i sërbëve nga të gjitha të drejtat njerëzore në truallin e Europës së shekullit të XXI.

"Në dy vitet e shkuara sërbët në Kosovë e Metohi, regjimi antisërb i Albin Kurtit pamundësoi të drejtën e votës në zgjedhje dhe referendum, u mohoi vaksinimin ndaj virusit korona, u pamundësoi dorëzimin e barnave dhe materialeve të tjera mjekësore, persekutoi dhe akuzoi sërbët pa kurrëfarë provash ndonëse egziston marrëveshja e Brukselit, pengoi përdorimin e targave KM në Kosovë e Metohi nën kërcënimin e forcës dhe në këtë mënyrë, i ka hequr popullit sërb të drejtën e lirisë së lëvizjes" thuhet në deklaratë.

Siç shtohet më tej "hordhitë speciale kosovare kanë rrëmbyer trojet sërbëve vendas në Zubin Potok dhe Leposaviq” duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme baza në këto komuna dhe përditë keqtrajtojnë popullin sërb duke qëlluar mbi ta nën duartrokitjet e ministrit të Kurtit Shvecla.

Lista Sërbe i kujton Albin Kurtit se prej fillimit të vitit prej armëve të zjarrit të shërbimit prej efektivëve të FSK, është qëlluar në drejtim të fëmijëve sërbë Stefanit dhe Milloshit në Shtërpcë dhe në urën e Bistricës ku u qëllua pas krahëve Milan Delleviq.

Thonë se incidentet në të cilat vriten sërbët, përdhoset prona e tyre dhe e kishës ortodokse sërbe janë pothuajse të përditshme dhe si rregull nuk ka arrestime por në rastet kur arrestohen si në Shtërpce, agresorët nuk akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë, por për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Siç thonë "regjimi demokratik" i Albin Kurtit po përpiqet t'u marrë sërbëve të drejtën e lirisë së shprehjes dhe për këtë arsye Ivan Todosijeviq u dënua me një vit burg për fjalët që tha dhe për ata që përditë sërbët i anatemojnë për keq, as që nuk merren në biseda informative.

“Për t’i bërë gjërat edhe më keq, zoti Todosijeviq është ftuar për të vuajtur dënimin, e ndërkohë që vendimi ende nuk është dhënë” thuhet në deklaratë duke theksuar se qëndrimin e tij ndaj popullit sërb Albin Kurti e ka treguar me emërimin e sërbëve besnikë si Nenad Rashiq për ministër ndonëse pa përkrahje nga qytetarët, asnjë deputet i Prishtinës, si dhe refuzimin e respektimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kthimin e truallit manastirit të Visoki Deçanit.

"Duke marrë në konsideratë të gjitha këto, Lista Sërbe, në përputhje me qëndrimet e qytetarëve që i përfaqësojmë ndër vite, ka marrë vendim që të mos marrë pjesë në këto zgjedhje. Është konkretizuar mosbesimi që sërbët ndjejnë ndaj Kurtit përmes lëvizjeve të tij të fundit të betonuara" thuhet në deklaratën e Listës Sërbe.

Kjo e fundit thekson se Beogradi zyrtar gjithmonë ka qenë partner konstruktiv dhe i përkushtuar për ruajtjen e paqes në këto vise dhe thekson se akuzat e Kurtit ndaj Beogradit zyrtar, nuk kanë kurrfarë baze.