Lista Sërbe: Ndalimi i dinarit dëbon sërbët prej Kosovës e Metohisë

Severna Mitrovica spremno dočekala Dan srpskog jedinstva, slobode i nacionalne zastave
Burim: Kosovo Online

Lista Sërbe deklaron se vendimi i regjimit të Albin Kurtit qe prej 1 shkurtit të ndërpritet përdorimi i dinarit sërb në Kosovë është në fakt vendim që sërbët të dëbohen nga këto hapësira pa përdorimin e armëve.

"Pas të gjitha formave të dhunës institucionale të cilat janë përdorur ndaj popullit sërb nga ana e regjimit autoritar të Kurtit ku nuk arriti të dëbonte të gjithë sërbët nga Kosova dhe Metohia, tashmë vendosi të ndalojë përdorimin e dinarit në Kosovë e Metohi dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejtë cënohet egzistenca fizike e popullit sërb" bëhet e ditur në deklaratë.

Siç thuhet më tej, nëse e keni në mendje që dhjetëra mijëra sërbë jetojnë dhe mbijetojnë në Kosovë dhe se të gjitha institucionet sërbe funksionojnë falë kontributeve financiare të shtetit sërb, atëherë mund t’a imagjinoni se çfarë do të ndodhte me popullin sërb nëse dinari ndalohet. “Pra, Kurti do të ndërpriste jetën e sërbëve në Kosovë e Metohi. Duke pasur parasysh se sa i rrezikshëm është ky vendim, zbatimi i tij do të shkaktonte spastrim klasik etnik të sërbëve dhe joshqiptarëve nga këto hapësira" thuhet në deklaratë.

Bëhet e ditur se ky mund të jetë alarm për përfaqësuesit ndërkombëtarë që të reagojnë sa më parë dhe të ndalin çmendurinë e Kurtit para se të jetë shumë vonë.

Më tej thuhet se nuk është koha për mesazhe anemike të cilat Prishtina i kupton si dakordësi, por për reagim të vendosur që të mbrojë popullin sërb nga ky zullum.