Lista Sërbe për vendimin e rastit Banjska: Hakmarrje që do të rrezikojë edhe më sigurinë dhe të drejtat e popullit sërb

Srpska lista
Burim: Kosovo Online

Lista Sërbe ka dënuar ashpërsisht vendimin e dhënë për zhvillimet në Banjskë pjestarët e të cilit, dy u dënuan me burgim të përjetshëm dhe një me 30 vite burg, pa prezantimin e provave valide, pa konfirmimin e përgjegjësisë individuale dhe pa spegim të qartë të veprimeve konkrete të ndërmarra nga të pandehurit, bëhet e ditur në njoftimin e Listës Sërbe.

Sikurse u theksua më tej, vendimi i lartpërmendur nuk do të kënaqë drejtësinë apo palën e dëmtuar dhe përfaqëson hakmarrje që rrezikon edhe më sigurinë dhe të drejtat e popullit sërb.
"Vendim i tillë përfaqëson shkelje të rëndë të parimeve themelore të drejtësisë dhe gjykimit të drejtë. Është e papranueshme që vendime të kësaj peshe të jepen shprehimisht pa proçedurë transparente dhe prova bindëse, çka thellon më tej mosbesimin e popullit sërb tek institucionet në Kosovë e Metohi. Është veçanërisht shqetësuese fakti që sërbëve në Kosovë e Metohi, u atribohen lehtësisht kualifikimet e rënda, sikurse janë terrorizmi dhe krimi pa asnjë bazë të vërtetë në prova. Njëkohësisht, mungon drejtësia për viktimat sërbe, rastet e të cilave prej vitesh mbeten pa epilog gjyqësor. Ju kujtojmë rastin e lëndimit të Stefan dhe Millosh Stojanoviqit një ditë para Krishtlindjes për të cilin publiku ende nuk ka marrë përgjigje dhe drejtësi të kënaqshme”, thuhet në njoftimin e Listës Sërbe.
Lista Sërbe më tej i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të reagojë dhe sigurojë respektimin e sundimit të ligjit dhe të garantojë të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët, pavarësisht kombësisë, sepse sikurse thuhet, gjykime të tilla janë prova se gjykatat kosovare nuk gjykojnë sipas ligjit dhe drejtësisë dhe se sërbëve nuk u garantohet e drejta për gjykim të drejtë.
“Presim që Gjykata e Apelit që do të veprojë mbi ankesën e personave të autorizuar, duhet të përbëhet në përputhje me marrëveshjen për gjyqësorin nga shumica e gjyqtarëve me kombësi sërbe”, konkludohet nga deklarata e Listës Sërbe.