Lluçiq: MTS d.o.o. do të vazhdojë punën, vendimi i Agjencisë nga Prishtina, i pabazuar në ligj
Drejtori i përgjithshëm i “Telekom Sërbia” Vlladimir Lluçiq ka vizituar sot zyrat e "MTS d.o.o." në Mitrovicën e Veriut prej të cilës u shpreh se përmes të gjitha mekanizmave ligjorë, do të luftojë për funksionimin normal të kompanisë në hapësirën e Kosovës dhe se vendimi i fundit i Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve nga Prishtina, është plotësisht i pabazuar juridikisht, duke bërë të ditur se qëllimet për të ardhmen janë që të punohet në zgjerimin e punës së kompanisë në mbarë territorin e Kosovës.
Lluçiq tha se është plotësisht i kënaqur me punën që kompania “MTS d.o.o”. operon në hapësirën e Kosovës, se puna e tyre nuk kërcënohet në asnjë mënyrë dhe me vizitën e sotme dëshiron të mbështesë të gjithë punëtorët në Kosovë.
“Ne jemi shumë të kënaqur me gjithçka që kompania jonë po bën këtu. Kemi mbi 250 të punësuar dhe kjo kompani çdo vit shënon të ardhura dhe numër përdoruesish në rritje dhe për këtë, jemi krenar për aktivitetin e saj. Rezultat i kësaj të fundit është godinat e reja në Mitrovicën e Kosovës dhe Graçanicë. Sot kam edhe arsye të veçantë, pasi dëshiroj t'i mbështes të gjithë punëtorët dhe t'u them se Telekom Sërbia, do të jetë përherë pas tyre veçanërisht pas njoftimit të fundit nga Agjencia për Regjistrimin e Përdoruesve të Biznesit, e cila na urdhëron të fshihemi nga regjistri me spegimin krejtësisht të çuditshëm se njëri prej anëtarëve të menaxhmentit, sipas kritereve të tyre, pasaportën e ka të dëmtuar, çka është gabim katastrofal që është bërë me qëllim nga ana e kësaj agjencie, e cila tashmë, është në fushatë të brendshme ndaj Klan Kosovës dhe po tenton të n’a përfshijë në këtë konflikt” tha Lluçiq.
Ky i fundit sqaroi se Telekom Sërbia-"MTS d.o.o." është rregjistruar sipas Marrëveshjes së Brukselit dhe në regjistrin e Agjencisë nga Prishtina shihet qartë se nuk egziston asnjë arsye objektive ligjore për të tillë vendim i cili besohet se është i modifikuar, e nëse kjo nuk është kështu, le t’a kërkojnë të drejtën në gjykatë.
“Ne kemi afat deri 30 ditë për t’a apeluar këtë vendim dhe jam plotësisht i sigurt sepse kjo është zgjidhje politike dhe jo juridike, dhe se e jona do të pranohet për t’a zgjidhur këtë problem në mënyrën e duhur. Për këtë problem kemi informuar të gjitha ambasadat si në Prishtinë, ashtu dhe në Sërbi, si dhe zyrtarët relevant në Bruksel. Për shkak të kësaj arsyeje absurde zgjidhjen e së cilës e morëm qysh në fillim, e patëm të vështirë t’a spegonim këtë rast, sepse të gjithë ata që na dëgjuan u çuditën e me këtë rast, jam i bindur se ishte gabim të cilin Agjencia do t’a korrigjojë përmes vendimit të shkallës së dytë. Nëse jo, atëherë do të kërkojmë mbrojtje ligjore dhe të jeni të sigurt që do të qëndrojmë këtu për të punuar, sepse për një dekadë të plotë, po bëjmë biznes të suksesshëm, nuk mundet tani që dikush të thotë befas se nuk kemi dokumentacion të mire”, thekson Lluçiq.
Ky i fundit beson se gabimi i Agjencisë për rregjistrim, do të korrigjohet dhe bëri të ditur plane zhvillimi akoma më ambicioze të "MTS d.o.o."
"Jo vetëm që do të qëndrojmë, por kemi plane ambicioze për të zgjeruar shërbimet në këtë territor, ashtu siç kemi bërë në tre vitet e fundit, kështu që të jeni të sigurt se do të përmbushim qëllimin tonë për të qenë operatori numër një në çdo territor dhe të jeni të sigurt që në një moment edhe këtu do të jemi operatori numër një” tha Lluçiq.
TELEKOM SËRBIA MTS MITROVICA E VERIUT
Sipas fjalëve të këtij të fundit, letra e mbërritur nga Prishtina, tregon pabazueshmërinë e plotë të asaj që na ngarkohet, tregon për mosrespektim e të drejtave, por thekson se nuk ka vend për frikë që të ndërpritet puna e kësaj kompanie në Kosovë.
“Telekom Sërbia ka forca të mjaftueshme që për këtë çështje të alarmojë gjithkënd nga ata që munden të n’a ndihmojnë dhe jam plotësisht i sigurt se mundemi të mbrohemi në këtë rast dhe do të tregojmë se nuk munden me gjithçka përmes forcës. Ne si Telkom operojmë në dhjetë vende nga Gjermania e deri në Maqedoninë e Veriut e Turqi. Askund nuk kemi probleme faktike dhe jemi shndërruar në një operator të madh europian. Nuk do të lejojmë që dikush të n’a mbyllë këtu duke shkelur të drejtat themelore, sepse nëse dikush do të fillojë me këtë metodë, duhet të jetë i vetëdijshëm se në fund Telekomi do të fitojë dhe çfarëdolloj destruktiviteti ndaj nesh, me dhunë, do të përkthehej me një dëm të madh të shkallës së kompensimit dhe jam plotësisht i sigurt se në arsyeshmërinë elementare, tek të gjithë në këtë rast do të fitojë arsyeja dhe se në këtë rast do të respektohet norma themelore juridike”, ka thënë Lluçiq.
Kompania “MTS d.o.o.” ka dhjetë vite që operon në Kosovë dhe ka marrë licensë sipas Marrëveshjes së Brukselit deri në dhënien e licencës së tretë, për të cilën asnjëherë nuk është shpallur tender pasi Telekomi do të kishte të drejtë të operonte në të gjithë territorin, thotë Lluçiq, i cili beson se në konkurrencë të shëndoshë, do të kishin të drejtën e një licence të tretë, në të cilën nuk do të kishte kufizime që ekzistojnë aktualisht në terren, në radhë të parë në numrin e përdoruesve.
“Në televizionin kabllor për ne ishte e rëndësishme që të merrnim operatorë që nuk kishin fuqi të zhvilloheshin për t'u siguruar, para së gjithash, familjeve sërbe internet cilësor dhe të gjitha kanalet televizive. Tashmë kemi rreth 30,000 përdorues, të cilën besoj në lëvizje të mirë. Ne jemi të kënaqur me punën tonë dhe me të ardhurat dhe operimin e kompanisë sonë. Çdo vit punësojmë njerëz të rinj dhe jemi shembull i mirë që duhet të ndjekin kompanitë e tjera, mbi të gjitha ato private, sepse nëse ne si kompani shtetërore vendosim të investojmë kaq shumë, nuk e kuptoj përse kompanitë e tjera nga Sërbia nuk do t’a bënin të njëjtën gjë për të punësuar të rinj” përmbyll Lluçiq.
komentet