Marrëveshja për pritjen e emigrantëve: A është Ballkani Perëndimor veçse stacioni i radhës?

Imigranti
Burim: Koha ditore

Këtë vit, Kosova nisi të pranojë emigrantë që i deporton Amerika, në Shqipëri egzistojnëkampe emigrantësh që i menaxhon Italia, ndërsa skena politike e Maqedonisë së Veriut ditët e fundit është tronditur nga informacionet joformale ku ky vend ka nisur negociatat me Britaninë e Madhe për hapjen e qendrave për emigrantët që do të deportohen nga Londra. Nëse një shoqëri do të pranojë emigrantë që të tjerët nuk i dëshirojnë, sipas vlerësimit të bashkëbiseduesve tëKosovo Onlajn, publiku i saj duhet të jetë i mirëpërgatitur dhe i informuar se cili interes kombëtar qëndron pas marrëveshjeve të tilla dhe thonë se është me rëndësi kyçe nëse vendet e Ballkanit Perëndimor janë stacioni i radhës apo formë e zgjidhjes së përhershme.

Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq

Më shumë se 41,000 njerëz kanë kaluar La Manshin me motoskafëtë vegjël gjatëkëtij viti, duke kaluar kufirin e Mbretërisë së Bashkuar ilegalisht, tregohet në të dhënat më të fundit që transmetojnë mediat britanike.

Qytetarët e Britanisë së Madhe problemin e migracionit të pakontrolluar e konsiderojnë më të rëndësishëm sesa çështja e rritjes ekonomike dhe kjo temë nxiti pasionet politike në Shkup, 2,500 kilometra larg, passhkrimit të Tajmsse emigrantët ilegalënga Britania e Madhe mund të deportohen në Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënave të kësaj gazete, Maqedonia e Veriut formalisht nisi negociatat me Britaninë në fillim të kësaj vjeshte për çeljen e qendrave për emigrantët. Sipas marrëveshjes, Mbretëria e Bashkuar thuhet se do t'i paguante Maqedonisë së Veriut për çdo migrant që pranon, dhe të deportuarve do t'u ofrohej mundësia për të kërkuar azil në Maqedoninë e Veriut, nuk do të ndaloheshin ose nuk do të përballeshin me kufizime në lëvizje, duke u lejuar atyre të largoheshin lirshëm nga vendi nëse këtë e dëshirojnë.

Pikërisht kjo pjesë eventuale e marrëveshjes-mundësia e largimit të lirë nga Maqedonia e Veriut, e bën të gjithë historinë edhe më të ndërlikuar, sepse lind pyetja: përse të çohen emigrantët në ndonjë vend nga i cili ata mund të kthehen edhe në pikën e tyre të nisjes?

Zyrtarët nga Shkupi, megjithatë, mohojnë se egziston ndonjë marrëveshje për planet për të ndërtuar kampe për emigrantët e paligjshëm.

Kështu, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha se derisa ai të jetëkryeministër, "nuk do të ngrihet asnjë çadër me migrantë ilegalë”, por opozitarja LSDM flet për "tradhti ndaj Maqedonisë dhe para për migrantët".

Duke u përballur me akuza të rënda, qeveria të mërkurën e kaluar i’u drejtua miratimit të rezolutës në parlament në të cilën dënoheshin manipulimet e opozitës dhe duke konfirmuar politikat kundër emigrimit ilegal.

Duke komentuar informacionin se Maqedonia e Veriut, bazuar në marrëveshjen me Britaninë e Madhe, mund të pranojë emigrantë nga ai vend, kryetari i Shoqatës për Siguri Korporative e Dixhitale nga Shkupi, profesor Atanas Kozarev, thotë për Kosovo Onlajn se për këtë çështje praktikisht egziston konflikt mes dy teorive. Njëra shkon në favor të faktit se emigrantët vetëm se nuk mbërritën në atë shtet, çka theksohet nga teza e opozitës, ndërsa tjetra është teza e qeverisë e cila tenton të tregojë përmes veprimeve konkrete se kjo çështje është larg Maqedonisë së Veriut.

Sipas vlerësimit të tij, Maqedonia e Veriut ka politikë serioze për çështjen e emigrantëve dhe sikurse thekson rezoluta e miratuar rreth politikave shtetërore në fushën e politikës së emigrantëve, për tëështë garanci e mjaftueshme që proçeset në lidhje me migrantët kontrollohen.

Në këtë moment, sipas opinionit të tij, nevojiten tone qetësuese sepse çështja e sigurisë ka pika kontakti me politikën e emigrantëve dhe problemet e tyre.

"Zëra të caktuar përmes mediave, para së gjithash nga Britania e Madhe, madje kanë mbërritur në këto vise në pjesën që egziston një plan për krijimin e qendrave për emigrantët jashtë territorit të Britanisë së Madhe. Maqedonia nuk është imune ndaj këtyre proçeseve, por Maqedonia është shtet i respektueshëm dhe ne kemi qeveri që kujdeset seriozisht për të gjitha këto çështje. Kryeministri ynë ka përcjellë ftesë tek të gjithë kryebashkiakët që të miratojnë akt që do t'ia bëjë të qartë komunitetit vendor se nuk ka rrezik prej emigrantëve", tha Kozarev.

Pikë tranziti

Sipas informacionit që rrjedh nëpër media, sikurse shtohet, thuhet se kur të mbërrijnë emigrantët, do të marrin statusin e azilit, çka do të thotë se do të mund të lëviznin lirshëm, të angazhohen në punë, por dhe të kenë mundësinë që të braktisin Maqedoninë e Veriut.

"Në këtë kontekst, ky informacion për mua është mjaft domethënës sepse shteti ynë para së gjithash është pikë tranziti. Emigrantët nuk dëshirojnë të qëndrojnë në shtetin tonë dhe me të vërtetë çmoj që nëse do të vinin, do të shikonin që të largoheshin drejt shteteve europiane ku kanë më shumë të ardhme", thotë bashkëbiseduesi ynë.

Të gjitha proçeset në lidhje me emigrantët, thotë Kozarev, kanë implikime të sigurisë dhe financimit.

"Në Kosovë, madje përmendet se, nëse do të vinin migrantë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo do të lidhej me disa sadisfaksione financiare. Për tani kemi informacione se aty erdhën vetëm dy migrantë. Nga ana tjetër, egziston marrëveshje mes Kosovës dhe Danimarkës për pritjen e të burgosurve nga burgjet e tyre dhe për shembull, Kosova sikurse thuhet, në pesë vitet e ardhshme do të përfitojë miliona euro si kompensim për këtë shërbim që do të ofrojë", thotë Kozarev.

Të gjithë emigrantët, sikurse thekson, që hyjnë pa kontroll në një shtet përmes rrugëve të kontrabandës, janë kërcënim sigurie.

"Dhe ky kërcënim sigurie është përfshirë në strategjitë tona kombëtare, tek ligjet që rregullojnë aktivitetet e Agjencisë së Inteligjencës dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare. Besoj se personeli në këto agjenci sigurie është i mirëpërgatitur si derimë sot për t'iu përgjigjur çdo sfide, me qëllim që të mos dëmtohet situata e sigurisë", konkludon kryetari i Shoqatës për Sigurinë Korporative dhe Dixhitale.

Përgatitja e opinionit publik

Marko Savkoviqnga Fondi ISAK vlerëson se rangimet e ndryshme mbi bazën e të cilave vendet e Ballkanit Perëndimor pranojnë të qasin emigrantë nga shtete të tjera, do të kenë ndikim sigurie dhe shoqërore në këtë rajon në atë masë në të cilën këta njerëz të mbeten në vendet ku dërgohen dhe në masën që eventualisht të tentohet integrimi ityre dhe që mund dhe të dështojë.

"Gjithçka varet dhe prej numrave, nëse janë të mëdhenj apo mbeten të kufizuar. Në këtë moment ato nuk janë kaq të mëdhenj ndërsa do të shikojmë sesi do të zhvillohen më tej", tha Savkoviq për Kosovo Onlajn.

Një pjesë e problemit në situata të tilla, sikurse thotë, është ajo çka është mungesa e përgatitjes publike, ku nuk ka fushatë të fortë dhe spegim konstant të qytetarëve se përse bëhet kjo, por egziston përshtypja se arsyeja është-për të përfituar diçka.

"Vështirë të sqarosh saktësisht se çfarë interesi kombëtar mund të plotësosh duke pranuar persona që 'nuk kaluan' në anën tjetër, të cilët nuk u pranuan si migrantë, sepse konsiderohen emigrantë ilegalë. Ky është një problem i zvarritur që me siguri do të ngarkojë shoqërinë prej të cilës vijnë", thekson Savkoviq.

Ai kujton përvojën që pati shoqëria kosovare me pranimin e njerëzve që braktisën Afganistanin pas përfundimit të ndërhyrjes perëndimore në vitin 2021, ku në Kosovë u strehuan përkohësisht dhe kryesisht në kampe.

"Nuk ndodhi ndonjë integrim i thellë në shoqërinë kosovare dhe ata më pas gjetën një shtëpi tjetër. Të gjitha këto janë proçese ku më duket se Ballkani Perëndimor përfaqëson vetëm stacion radhe, por që koha do t’a tregojë", thotë bashkëbiseduesi ynë.

Ndërkaq, përveç faktit që kryeministri kosovar nëmandatin teknik Albin Kurti konfirmoi se Kosova ka filluar të pranojë emigrantë të caktuar për deportim nga SHBA, në përputhje me marrëveshjen e arritur me administratën e presidentit Donald Tramp dhe se tashmë kanë mbërritur "një apo dy" emigrantë, ai në Samitin e Proçesit të Berlinit në Londër në fund të tetorit kur u mbajt, tha se Prishtina është e gatshme të ndihmojë dhe të jetë qendër pritjeje edhe për emigrantët nga Britania e Madhe.

Kurti u shpreh se Kosova e konsideron si detyrë të saj miqësore dhe politike ndihmesën, por në këmbim do të dëshironte të merrte mbështetje në fushën e sigurisë-qoftë përmes marrëveshjeve strategjike apo përmes pajisjeve dhe projekteve.

Në të njëjtin samit, kryeministri shqiptar Edi Rama ishte i qartë se Shqipëria nuk do të nënshkruajë më marrëveshje për pranimin e emigrantëve si ajo që ka me Italinë dhe arsyeja për këtë, sikurse besohet, është se ky projekt, të paktën deri më tani, nuk ka treguar efikasitet.