Mariq: Gjithçka që po ndodh me serbët në veri të Kosovës është pasojë e mos formimit të AKS

Ljubomir Marić
Burim: Kosovo Online

Deputeti i Kuvendit të Serbisë nga Kosova, Ljubomir Mariq, vlerësoi se gjithçka më e keqe u ka ndodhur serbëve në katër komuna në veri që nga ardhja në pushtet e Albin Kurtit, përfshirë edhe përpjekjen e këtyre pushteteve lokale për t'iu bashkuar Asociacionit e Komunave të Kosovës është pasojë e mos formimit të AKS.

“Gjithçka që kemi sot në territorin e katër komunave në veri të Kosovës dhe Metohisë, i gjithë përshkallëzimi dhe sigurisht gjendja e përgjithshme e sulmeve, arrestimeve, vrasjeve dhe gjithçka më e keqe që ka ndodhur që kur Albin Kurti është në pushtet, është npasojë e mos formimit të AKS”, thotë Mariq për Kosovo online.

Ai shton se të gjitha vendimet e marra nga këshilltarët dhe kryetarët e katër komunave veriore me shumicë serbe janë jolegjitime, përfshirë edhe bashkangjitjen e këtyre komunave në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Në këtë Asociacion tashmë është pranuar edhe komuna e Mitrovicës Veriore, ndërsa procedurën e anëtarësimit para pak kohësh e kanë iniciuar edhe këshilltarët e kuvendeve të komunave Leposaviqë, Zveçan dhe Zubin Potok.

Autoritetet aktuale lokale në veri u zgjodhën në zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga serbët dhe në të cilat pjesëmarrja ishte vetëm rreth 3.5 për qind. Imponimi i kryetarëve jolegjitimë shqiptarë me dhunë, me ndihmën e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, shkaktoi një krizë në veri që është ende në vazhdim. Prishtina refuzon të përmbushë kërkesat e BE-së dhe SHBA-së për de-përshkallëzimin e situatës, duke përfshirë zgjedhjet e reja në veri dhe formimin e AKS.

“Vendimet e marra nga sherifët jolegjitimë në katër pushtetet lokale në veri janë sigurisht jolegjitime dhe nuk do t'i komentoja në asnjë mënyrë, sepse nuk dua t'u jap asnjë ligjshmëri apo legjitimitet. Çfarë po bëjnë ata dhe pse jemi në problem është mos formimi i AKS”, thekson Mariq.

Ai shpjegon se gjithçka do të kishte qenë ndryshe nëse do të ishte formuar AKS.

“Nëse AKS do të ishte formuar, sigurisht që do të kishte përfaqësues legjitimë dhe ligjorë të popullit serb, gjegjësisht popullatës, qytetarëve që jetojnë në katër pushtetet lokale në veri,”, thekson Mariq.