Markoviq: A do të studiohen krimet e divizionit Hanxhar dhe Skënderbeu në Muzeun e Gjenocidit?

Nikola Marković
Burim: Kosovo Online

Duke komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për themelimin e Muzeut të Gjenocidit dhe Luftës për Liri, studiuesi i Institutit për Politikë dhe Ekonomi Ndërkombëtare, Nikola Markoviq, pyet nëse muzeu do të studiojë edhe krimet nga Lufta e Dytë Botërore të kryera kundër serbëve dhe hebrenjve nga pjesëtarët e divizionit Hanxhar dhe Skënderbeu.

“Do të doja të pyesja nëse në atë muze do të studiohet edhe gjenocidi i divizionit të Hanxharit, i cili përbëhej edhe nga shqiptarët. Po ju kujtoj se ky divizion ka vepruar nga viti 1943 deri në përfundim të luftës si pjesë e njësive gjermane në territorin e Bosnjës dhe ka qenë kryesisht i përbërë nga myslimanë, por ka pasur edhe shqiptarë. Ajo ishte e njohur për shumë krime”, tha Nikoliq.

Ai kujtoi se nga ajo njësi më vonë u formua një divizion i ri SS - Skënderbeu, i cili përbëhej ekskluzivisht nga shqiptarë.

“Përveç krimeve kundër serbëve, ajo ka kryer edhe krime kundër hebrenjve dhe në vitin 1943 dhe 1944 ata kanë dorëzuar një grup hebrenjsh. Do të doja të shihja nëse edhe ato krime do të studiohen atje”, ka përfunduar Markoviq.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme ka miratuar propozimin për vendim për themelimin e Muzeut të Gjenocidit dhe Luftës për Liri.

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se ky muze ka për qëllim dokumentimin e krimeve serbe në Kosovë.