Markoviq: Logjike që Afrika do të ketë vend në KS të KB, por problem është se kush do t’a përfaqësojë
Historiani Vukan Markoviq vlerëson se sa më shumë zgjat reforma e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, aq më pak KB do t'i përgjigjet zhvillimit demografik, ekonomik e ushtarako-teknologjik të botës. Logjikisht, thotë ai për Kosovo Onlajn, që Afrika të ketë vend në KS të KB, por problemi është se asnjë shtet në këtë kontinent nuk mund të mbajë interesin e mbarë Afrikës.
Markoviq thotë se asnjë vendim për reformën nuk do mund të shkojë në dëm të pesë anëtarëve egzistues të KS të cilët kanë të drejtën e vetos.
"Çdo vendim që do t'u marrë atyre të drejtën e vetos ose në një farë mënyre do t’a rishpërndajë veton në kornizën e Këshillit egzistues të Sigurimit, nuk do mund të zbatohet. Por sa më shumë të vonohet reforma, gjithnjë e më pak i përgjigjet zhvillimit demografik, ekonomik e ushtarako-teknologjik të botës që ndodh tani, sepse në KS momentalisht pesë shtete të veriut global dhe dhjetë anëtarë që zgjidhen sipas formulës që favorizon në thelb Europën dhe deri diku Amerikën Latine, ndërsa shumica dërrmuese e njerëzimit ka gjithsej tre, maksimumi katër vende në Këshillin e Sigurimit", deklaron ai.
Duke marrë parasysh atë se numër i madh propozimesh në atë sesi duhet të duket Këshilli i Sigurimit, duhet të shikohet dhe sugjerimi që kontinenti afrikan duhet të ketë vend të përhershëm në këtë organ, Markoviq thotë se është logjike që Afrika të ketë vend në KS, veçanërisht pasi dy shtete në Afrikë, Nigeria dhe Etiopia, momentalisht projektohen që në 50 vitet e ardhshme të jenë ndër më të populluarit në botë.
Rritja e popullsisë në Afrikë, shton, është eksponenciale, ndërsa në veriun global, rënia e popullsisë dhe rritja natyrore është më e madhe se kurrë në histori.
"Logjike që Afrika të ketë atë vend, por ajo çka është problem me Afrikën, është se nuk egziston asnjë shtet që mund të mbajë interesin e mbarë Afrikës në mënyrën që, për shembull, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik kur u krijua KB, pra një vend kapitalist dhe një vend socialist si dy modele zhvillimi. Nëse, për shembull, Nigerisë do t'i jepej vend i përhershëm në KB të drejtë vetoje, nuk është e qartë se si do t’a paraqiste atë lloj statusi sepse është një vend shumë heterogjen me paqëndrueshmëri të natyrshme në rajon dhe brenda shtetit. Etiopia, e cila tradicionalisht në diplomaci është shteti më dominues subsaharian, është gjithashtu në gjendje lufte brenda saj dhe me Somalinë. Për Afrikën mesdhetare dhe për botën arabe, Egjipti gjithmonë ka pasur atë status të fuqisë dominuese gjeopolitike. Kjo është që afro 1 miliardë njerëz që ordinon në këtë pjesë të botës. Kështu që ajo çka është problem me Afrikën është se nuk është e lehtë të zgjedhësh se cili shtet do të ishte në KS të KB", bën të ditur Markoviq.
Ai bën të ditur se në literaturë egziston debat rreth asaj nëse ky vend mund të jetë me rotacion, pra nëse shtetet do t’a trashëgonin atë nga njëri-tjetri.
"Megjithatë, kjo formulë është e paprovuar, veçanërisht në një vend kaq serioz dhe do të duhej të çonte në përzgjedhjen e vendeve individuale që do të ndanin të drejtën e vetos. Problemi thelbësor me këtë, është se çfarë ndodh nëse egziston mosmarrëveshje në kuadër të anëtarëve mes të cilëve do të bëhej rotacioni. Afrika është kandidat i natyrshëm që absolutisht e meriton atë vend dhe është i domosdoshëm për të ardhmen e KB, por nga ana tjetër egzistojnë probleme që nuk duket se do të mund të zgjidhen në të ardhmen e afërt", vlerëson bashkëbiseduesi ynë.
Duke pasur parasysh se presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, kohët e fundit mbështeti si reformën e KS, ashtu edhe zhvendosjen e selisë së Kombeve të Bashkuara në Stamboll, Markoviq thotë se problemi me këtë ide është se zhvendosja e kësaj organizate kaq të madhe është fort e kushtueshme, ndërsa Turqia ka shumë probleme të brendshme dhe çështje të pazgjidhura për të qenë në gjendje të propozojë diçka të tillë.
"Së dyti, KB ka mjaft qendra dhe ato tashmë po merren shumë seriozisht me financat, pra me fuqitë e mëdha, para së gjithash me Amerikën, e cila refuzon t'i financojë kur KB bën diçka që Trampit nuk i pëlqen. Kështu që mendoj se është joreale në atë masë sa është e vështirë të zbatohet, por është interesante të mendohet për mundësinë që selinë t’a zhvendosë në ndonjë vend që është qëndror në kuptimin që është afër me të gjithë aktorët e tjerë. Stambolli ishte qendra e botës bizantine, lindore, romake e osmane, por mendoj se është më pak e realizueshme. Ndoshta është më e realizueshme të zhvendoset në Indi, e cila është më afër marrjes së një vendi të përhershëm në Këshillin e Sigurimit", vlerëson ky historian.
Markoviq vëren se KB ndodhet në momentin e krizës objektive autoriteti e legjitimiteti, si dhe krize të shkaktuar nga veprimi i fuqive të mëdha, e veçanërisht Amerikës e cila shantazhon me financimet që në parim vepron njëanshmërisht në vështrimin e shumë rezolutave, përfshirë dhe ato që vetë i ka miratuar, megjithëse, siç thotë, as fuqitë e tjera të mëdha nuk janë të pafajshme në këtë çështje.
Ai thekson se lind pyetja nëse organizimi i KB sipas formulës së hartuar në San Francisko 80 vjet më parë i përgjigjet botës në të cilën jetojmë tani.
"Kombet e Bashkuara, ndonëse kanë Asamble të Përgjithshme ku një shtet sovran do të thotë një votë, kanë dhe Këshill Sigurimi që është efekt i mbetur i asaj çka dikur ishin fuqi të mëdha. Pesë fuqitë ende kanë të drejtën e vetos dhe të gjitha ato edhe në vitin 1945, nuk e meritonin veçanërisht atë pozicion, përveç Kinës si vendi më i populluar, Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik si dy superfuqi. Kur flasim për reformimin e KB, kryesisht flasim për reformimin e Këshillit të Sigurimit, ndërsa për shtetet më të vogla, në thelb më shumë do t’i përgjigjej të mendonim për formulën në tërësi: për raportin mes organit këshillimor që është Asambleja e Përgjithshme e KB dhe organit që vihet më shumë në pikëpyetje dhe ky është Këshilli i Sigurimit", konkludon Markoviq.
0 komentet