Markoviq: Vuçiq me këmbëngulje dhe në mënyre sistematike i mbron pozicionet serbe
Burim: Pink
Atë që presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Qeveria e bëjnë me këmbëngulje, shumë sistematikisht, është se ata i mbrojnë pozicionet hap pas hapi dhe se pa e refuzuar planin nxjerrin përfitime për Serbinë, ka thënë historiani dhe drejtori i Institutit për Histori Bashkëkohore Predrag Markoviq, transmeton Politika.
“Duhet një punë jashtëzakonisht filigrane për të mbrojtur interesat tona, ose një lojë shahu, e cila është në favorin tonë, sepse presidenti ynë është një shahist i mirë”, tha Markoviq.
I pyetur për planin evropian, Markoviq thotë se ai është vetëm “letër për negociata”.
0 komentet