Eskobari: Formimi i BKS një detyrim që duhet të zbatohet, propozimi evropian nuk do të thotë njohje reciproke
I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, ka shprehur shpresën se Serbia dhe Kosova do ta zbatojnë marrëveshjen për të cilën kanë rënë dakord më 27 shkurt në Bruksel, duke theksuar se formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe është obligim që duhet të zbatohet, si dhe se propozimi evropian nuk nënkupton njohje reciproke por normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Eskobari tha se SHBA e mbështesin plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por se nuk janë pjesë e tij.
“Shpresojmë të mos përdorim shkopinj, por karota”. Dhe ata janë të qartë. Jo vetëm që po i afrohen marrëdhënieve paqësore, por po hapet edhe rruga drejt integrimit evropian. Shpresojmë që të dyja palët t'i përmbushin detyrimet e tyre”, tha Eskobari.
Duke thënë se Bashkësia e Komunave Serbe është obligim që duhet zbatuar, Eskobari thotë se atë është marrë me Marrëveshjen e Brukselit dhe se ka pritje që të formohet.
“Qëndrimi ynë është se duhet të formohet në një mënyrë që përfaqëson një fitore për të dyja palët”, tha Eskobari.
I pyetur nëse Kosova ka afate për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, Eskobari tha se pyetja është se sa shpejt do të formohet.
“Besoj se me këtë marrëveshje bazë, Kosova e ka kuptuar se duhet të formojë një BKS. Nuk dua të vendos afate, por dua të them që diskutimi duhet të fillojë menjëherë”, tha Eskobari.
Ai shton se Ballkani Perëndimor mbetet prioritet për SHBA.
0 komentet